Chelsea - Newcastle, formacionet zyrtare

Chelsea dhe Newcastle United kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për Kupën FA.
Blutë e Londrës janë nikoqir të Newcastle në takimin e vlefshëm për 1/16-tën e Kupës FA.
Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte vjen pas fitores ndaj Norwich dhe dëshiron të kaloj në raundin tjetër me një fitore ndaj Newcastle.
Në anën tjetër, edhe skuadra e drejtuar nga Rafael Benitez dëshiron të bëjë befasi dhe të kaloj në raundin tjetër pasi synimi i tyre është Kupa FA.
Sistemi i garave në Kupën FA është, fituesi kalon direkt, ndërsa në rast barazimi ka edhe ndeshje kthyese.
Conte ka bërë disa ndryshime edhe shkaku i lëndimeve, ndërsa Benitez ka vendosur të startojë me formacionin më të mirë.
Chelsea: Caballero; Rudiger, Christensen, Cahill (c); Zappacosta, Drinkwater, Kante, Alonso; Pedro, Batshuayi, Hazard.Newcastle: Darlow, Manquillo, Mbemba, Lascelles (c), Clark, Haïdara, Shelvey, Saivet, Hayden, Ritchie, Gayle./Telegrafi/





















































