Chelsea ka fituar në finalen e FA Cup ndaj Manchester Unitedit me rezultat 1-0.

Djajtë e Kuq ishin më të mirë, por nuk arritën të ishin konkret para portës dhe mbrojtjes së Bluve.


Goli i vetëm në takim erdhi nga Eden Hazard në minutën e 22-të nga pika e bardhë.

Phil Jones kishte rast për

Eden Hazard De Gea (Foto: Getty Images)

gola në minutat shtesë të pjesës së parë, por gjuajti jashtë.

Në 45 minutat e dytë Man Utd provoi disa herë me anë të Marcus Rashford dhe Alexis Sancheez, por nuk arritën të gjejnë rrugën drejt golit.

Eden hazard Alosno (Foto: Getty Images)

Për të ardhur deri në finale Chelsea në gjysmëfinale fitoi ndaj Southamptonit.

Ky ishte FA Cupa e tetë për Blutë në histori, prinë Arsenali me 13-të, ndjekur nga Man Utd me 12, Tottenhami (8) dhe Liverpooli (7). /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6jv58z

telegrafi sport app