Chelsea ka shprehur interesim për Thomas Strakoshën
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka njoftuar se Chelsea ka shprehur interesim për shërbimet e Thomas Strakoshës.
Portieri shqiptar do të jetë lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Lazio, ku qëndroi në dhjetë vitet e fundit.
Ai kishte shkuar në ekipin e të rinjve në kryeqytetin italian, para se të përfshihej në ekipin e parë. Gjatë kësaj periudhe për një sezon (2015/2016) ka qenë i huazuar te Salernitana.
Kepa Arrizabalaga është duke e shqyrtuar mundësinë e largimit nga Blutë dhe nëse ndodh kjo, atëherë mund t’i bëhet ofertë shqiptarit 27 vjeçar.
“Thomas Strakosha është duke joshur interesime tash kur është në dispozicion si transfer i lirë”.
“Chelsea është duke e konsideruar si një nga opsionet, por vetëm në rast se Kepa largohet nga klubi këtë verë”, ka shkruar Romano. /Telegrafi/





























