Chelsea identifikon yllin anglez si përforcim të mundshëm për sezonin e ardhshëm

Chelsea thuhet se janë të interesuar për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Crystal Palace, Adam Wharton, por e shohin atë si një objektiv afatgjatë.
Sipas Alex Crook nga TalkSport, ‘Blutë e Londrës’ e kanë përfshirë Ëharton në listën e tyre të synimeve afatgjata, gjë që e bën të pamundur një marrëveshje para mbylljes së afatit kalimtar më 1 shtator.
Mesfushori 23-vjeçar besohet se ka vendosur të qëndrojë edhe një sezon tjetër në jug të Londrës.
Më herët këtë verë, raportimet sugjeronin se Liverpool ishte favorit për të siguruar shërbimet e reprezentuesit anglez.
'Të Kuqtë' pritet të formalizojnë interesimin e tyre me një ofertë gjatë verës së vitit 2026.
Në javët e fundit, mediat spanjolle kanë përmendur mundësinë e një transferimi të tij te Real Madrid, duke rritur spekulimet rreth të ardhmes së tij.
Vlera e Wharton mund të rritet më tej, pasi ai është thirrur në skuadrën e Anglisë nga Thomas Tuchel për kualifikueset e ardhshme të Kupës së Botës kundër Andorrës dhe Serbisë.
Që nga ardhja e tij te ‘Selhurst Park’, në një periudhë prej vetëm 18 muajsh, ai është shndërruar në një lojtar kyç për ekipin fitues të FA Cup të drejtuar nga Oliver Glasner./Telegrafi/





















































