Chelsea ka fituar me shumë mund ndaj Norwich Cityt në kuadër të javës së 36-të në Ligën Premier.

The Blues disi dukeshin të bllokuar nga një skuadër që tashmë ka rënën në Championship dhe me shuam vështirësi arritën të shënonin golin e vetëm në këtë takim.


Ishte minuta e 45+3 kur Olivier Giroud e kaloi Chelsean në epërsi me një asistim të Christian Pulisic.

GettyImages 1256175480 Chelsea vs Norwich (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, skuadra londineze ishte disi më e organizuar dhe tentuan të shënonin së paku edhe një gol.

Por, dukej se lojtarët e të dyja palëve ishin disi të lodhur dhe më shumë qarkullonin topin nëpër fushë, se sa të krijonin raste për gol.

GettyImages 1256173048 Chelsea vs Norwich (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Chelsea arriti në fund që t'i merrte tri pikë, duke vazhduar kështu mbajtjen e pozitës së tretë me 63 pikë.

Në javën e 37-të skuadra nga qyteti i Londrës takohet me kampionin në fuqi Liverpoolin në Anfield Road, e që do u duhen tri pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app