Mbrojtësi Andreas Christensen u rikthye në Chelsea pas huazimit dy vjeçar te Borussia Moenchegladbach.

Nën drejtimin e trajnerit italian Antonio Conte danezi ka luajtur shumë ndeshje me fanellën e Chelseat.


Por gabimi ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve duket se do t’i kushtojë shtrenjtë Christensenit.

Shumica e tifozëve të Chelseat e kanë bë fajtor danezin për gabimin që lejoi Lionel Messin të shënonte golin e barazimit.

Christensen 2 Andreas Christensen (Foto:Getty Images)

Mediat angleze kanë shkruar se klubi mund ta nxjerrë në shitje lojtarin gjatë afatit kalimtar të verës.

Por 21-vjeçari mund të rikthehet në kampionatin gjerman Bundesliga.

Borussia Dortmund dhe RB Leipzig janë dy skuadrat që kanë shprehur dëshirë për transferimin e Christensenit.

Në garë për lojtarin janë edhe Atletico Madrid në Spanjë dhe Milani në Itali.

21-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2022, ndërsa mund të largohet për 25 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app