Chelsea dhe Manchester United mund të futen në një shkëmbim të jashtëzakonshëm - dy yje në tavolinë

Një marrëveshje e mundshme shkëmbimi midis Alejandro Garnacho të Manchester United dhe Nicolas Jackson të Chelseat po përflitet këtë verë, teksa të dy klubet kërkojnë të riformatojnë repartet sulmuese.
Manchester United është i interesuar për shërbimet e Jacksonit për të shtuar thellësinë në sulm, ndërsa Chelsea vlerëson shumë potencialin e Garnachos dhe e sheh si një investim afatgjatë për krahët.
Aktualisht nuk ka pasur oferta zyrtare, por interesi mes klubeve është real, veçanërisht duke marrë parasysh që Chelsea mund të lejojë largimin e Jackson për një çmim më të ulët, për shkak të tepricës së sulmuesve në skuadër.
Nga ana tjetër, Garnacho ka shprehur dëshirën për të lënë Man United dhe është parë duke u stërvitur larg ekipit të parë. Ai preferon të qëndrojë në Ligën Premier ose të kalojë te një klub elitë evropiane, pasi ka refuzuar oferta nga Arabia Saudite.
Man United e vlerëson Garnachon në rreth 70 milionë euro, çmim që ka penguar disa pretendues, por një zbritje e mundshme mund të lehtësojë transferimin.
Ndërkohë, edhe një shitje direkte do të ishte më e favorshme për të dy klubet, por nëse kjo dështon, një marrëveshje shkëmbimi mbetet në lojë.
Interesim për Garnachon kanë shfaqur edhe klube të tjera angleze, përfshirë Aston Villan dhe Tottenhamin, të cilat po ndjekin nga afër zhvillimet. /Telegrafi/





































