Chelsea dhe Barcelona takohen në xhiron e pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve në Stamford Brdiges me fillim nga ora 21:00.

Dy skuadrat kanë pasur ecuri të njëjtë deri më tani, ku kanë marrë nga dy fitore, një barazim dhe nga një humbje.


Si londinezët ashtu edhe katalunasit kanë nga shtatë pikë, derisa janë në pozitat 11 dhe 12-të.

Fitorja është shumë e rëndësishme si për vendasit ashtu edhe për mysafirët dhe pritet një ndeshje spektakolare në Stamford Bridges.

Tanimë dy trajnerët, Enzo Maresca dhe Hansi Flick kanë publikuar edhe emrat e futbollistëve që do të nisin këtë ndeshje nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare:

Chelsea: Sanchez, Gusto, Fofana, Chalobah, James, Caicedo, Enzo Fernandez, Estevao, Garnacho, Pedro Neto.




Barcelona: Joan Garcia, Kounde, Cubarsi, Araujo, Balde, De Jong, Eric Garcia, Fermin Lopez, Yamal, Ferran Torres, Lewandowski.




/Telegrafi/

telegrafi sport app