LAJMI I FUNDIT:

Chelsea afër marrëveshjes me trajnerin e njohur italian, ditët e Pochettinos në klub janë të numëruara

Chelsea afër marrëveshjes me trajnerin e njohur italian, ditët e Pochettinos në klub janë të numëruara

Një ish-fitues i Ligës Premier, Roberto Mancini është lidhur me një kalim tek Chelsea, teksa e ardhmja e Maurizio Pochettinos në “Stamford Bridge” po vazhdon të jetë temë diskutimi nëpër media.

Javën e kaluar Pochettino kishte dhënë se ai ka marrë mbështetjen e pronarëve Todd Boehly dhe Behdad Eghbali pas humbjes me rezultat 4-2 ndaj Wolvesit.

“Unë kam marrë një mesazh mjaft të mirë pas ndeshjes me Wolves nga pronarët, ne qëndrojmë të gjithë së bashku”, kishte thënë Pochettino.


Pak ditë më vonë, Chelsea mori një fitore bindëse me rezultat 3-1 ndaj Aston Villës, rezultat ky që sadopak e lehtësoi presionin mbi supet e Pochettinos.

Arsenal dhe Chelsea në garë të ashpër për të siguruar shërbimet e yllit spanjoll
Lexo po ashtu Arsenal dhe Chelsea në garë të ashpër për të siguruar shërbimet e yllit spanjoll

Jose Mourinho, Hansi Flick, Zinedine Zidane dhe Roberto De Zerbi ishin disa nga kandidatët potencial për të zëvendësuar Pochettinon në rast shkarkimi.

Por, një emër surprizë që po përmendet orëve të fundit është ai i ish-trajnerit të Interit dhe Manchester Cityt, Roberto Mancini.

59-vjeçari i cili momentalisht është në krye të kombëtares së Arabisë Saudite, po pëlqehet shumë nga bordi i klubit tek Chelsea, shkruan DAZN .

Në fakt, ata raportohet se nuk kanë përjashtuar mundësinë e arritjes së një marrëveshje me trajnerin italian për pjesën finale të sezonit, duke sugjeruar se ai mund të marrë drejtimin e klubit londinez para përfundimit të sezonit 2023/2024.

Kujtojmë se Mancini e kishte udhëhequr Manchester Cityn drejt titullit të parë të Ligës Premier në 2012, para se të shkarkohej një vit më vonë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori