Chelsea ka fituar në shtëpi me rezultat 3-1 ndaj rivalit lokal Crystal Palace në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Ligës Premier.

Skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri ka vazhduar serinë pozitive duke koleksionuar fitoren e tetë në kampionat, teksa ka edhe tri barazime.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Alvaro Morata (32', 65') dhe Pedro Rodriguez (70') për Blutë, ndërsa për mysafirët shënoi Andres Townsend (53').

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte anësor sulmues Pedro, i cili pas golit dhe një asistimi u vlerësua me notë 9.2.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për portierin e mysafirëve, Wayne Hennessey, i cili u notua me 5.8. /Telegrafi/ Chelsea:

notat chelsea e1541354873790

Crystal Palace:

notat chelsea 1 e1541354905523

telegrafi sport app