Chelsea ka fituar në shtëpi ndaj Watfordit me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të në Ligën Premier.

Blutë kanë fituar ndaj rivalit lokal në një ndeshje e cila me këtë fitore i ka ofruar shumë me kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.


Golat në këtë fitore të Chelseat u shënuan nga Ruben Loftus-Cheek (48'), David Luiz (51') dhe Gonzalo Higuain (75').

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte ylli belg, Eden Hazard, i cili u vlerësua me notë 9.4.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për lojtarin e mysafirëve, Craig Cathcart që u notua me 5.8.

Chelsea:

notat chelsea e1557069919374

Watford:

notat chelsea 1 e1557069973529

/Telegrafi/

telegrafi sport app