Chelsea ka arritur të fitojë me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Newcastle United në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Ligës Premier.

Skuadra e Maurizio Sarrit ka marrë një fitore të vlefshme ndaj Newcastle para ndeshjes derbi ndaj rivalëve lokal, Arsenalit.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Pedro Rodriguez (9') dhe Willian (57') për Blutë, ndërsa për Laraskat shënoi Ciaran Clark (40').

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi Pedro, i cili pas golit dhe paraqitjes së mirë u vlerësua me notë 8.3.

Në anën tjetër, nota më  e ulët shkoi për portierin Kepa Arrizabalaga që u vlerësua me notë 6.1.

Chelsea:

notat milani e1547321403940

Newcastle:

notat milani 1 e1547321417874

/Telegrafi/ 

telegrafi sport app