LAJMI I FUNDIT:

Challandes: Situatë e vështirë me grumbullimin e lojtarëve, por luajmë për fitore ndaj Moldavisë

Challandes: Situatë e vështirë me grumbullimin e lojtarëve, por luajmë për fitore ndaj Moldavisë
Challandes (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka folur për ndeshjen ndaj Moldavisë në Ligën e Kombeve, ku ka thënë se luajnë për fitore.

Konferenca është mbajtur përmes ‘Zoom’, ku Challandes ka deklaruar se ndaj Moldavisë do ta fusë skuadrën më të mirë.

“Ndaj Moldavisë luajmë për fitore, luajmë ndeshje garuese, dhe në ndeshje garuese luajmë gjithmonë për fitore. Është test i mirë për ne, është e rëndësishme të luajmë mirë dhe të fitojmë”, ka thënë fillimisht Challandes.


Ekipi i Kosovës shkaku i situatës me COVID-19, ka mbajtur vetëm dy stërvitje në “Fadil Vokrri”, ndërsa shtatë lojtarët nuk ishin të pranishëm, të cilët iu bashkuar ekipit në Itali.

Ata së bashku e kanë zhvilluar vetëm një stërvitje.

“Është e qartë se para një ndeshje ndërkombëtare nuk mjafton një stërvitje. Nuk është mënyra më e mirë, por nuk mund ta ndryshojë situatën, duhet të bëjmë më të mirën në këtë situatë”.

“Ka dallime në formën e lojtarëve, disa prej tyre janë në faza të ndryshme të përgatitjeve, po përshtatim përgatitjet për secilin prej tyre, për të marrë më të mirën”, deklaroi Challandes.

Ndeshja Moldavi – Kosovë, luhet në Parma të Italisë të enjten nga ora 20:45. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori