Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se kjo ndeshje u desh të fitohet dhe u fitua.

Ai foli për shumë situata dhe gjithçka që ndodhi në lojë, duke u ndarë i kënaqur me shumë gjëra, por jo me finalizimin.


“Nëse kemi kaq shumë raste, duhet të bëjmë më mirë, pror ekip luajti lojë shumë të mirë kompakte dhe serioze”.

72669896 474799513125768 1306982007284170752 n

“Bëmë tranzicione të mira me shumë raste. Nuk kemi shënuar shumë gola, por nuk kemi pësuar”.

“Është dashur ta vrasim ndeshjen më herë, por jam i kënaqura me paraqitjen e ekipit”.

“Çka të pëlqeu sot? Miksimi mes mbrojtjes dhe mesfushës, pastaj edhe presioni që bëri mesfusha dhe tranzicioni që kishte ekipi”.

72334472 2462941113941162 312211231559647232 n

“E kemi mbajtur topin, kemi pasur shumë dhe situata nga krahët, por vetëm përfundimet e aksioneve nuk kanë qenë mirë”.

“Isha i kënaqur me të gjithë për këtë arsye nuk bëra deri në fund zëvendësime. Shala nuk ka luajtur shumë me ekipin, për atë e zëvendësova, por bëri luajë shumë të mirë sot”.

72429619 847988685644370 9073687182434107392 n 1

“Na u desh të fitojmë dhe fituam”, ka thënë Challandes për Supersport. /Telegrafi/

telegrafi sport app