Drita fitoi me mjaft mund ndaj Trepçës ’89 në kuadër të javës së 29-tënë Superligën e Kosovës me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Festim Alidema në pjesën e dytë, duke i siguruar kështu skuadrës së tij tre pikë të plota.


Trajneri, Ardian Nuhiu ka zbuluar se si i motivoi lojtarët e tij pas 45 minutave të parë, në mënyrë që të merrnin tre pikë.

“Ishim më kërkues në pjesën e dytë të lojës për dallim nga pjesa e parë. U thash futbollistëve që duhet ta ruajmë qetësinë dhe durimin sepse rastet do të vijnë”, ka thënë ai pas ndeshjes për Art Sport.

“Në u mbajtëm në lojë në pjesën e parë nga një pritje e portierit Maloku, ndërkohë në pjesën e dytë krijuam disa raste dhe goli erdhi në momentin e duhur”.

“Kjo ishte një fitore e madhe duhet pranuar, por kemi ende shumë punë për të bërë deri në realizimin e objektivit”, ka shtuar më tej Nuhiu.

Drita është lidere e Superligës me 64 pikë të grumbulluara pas 29 xhirove të luajtura. /Telegrafi/

telegrafi sport app