LAJMI I FUNDIT:

Çfarë tregoi testi i përplasjes së dy modeleve të njëjta të veturës, që janë prodhuar për tregje të ndryshme?

Çfarë tregoi testi i përplasjes së dy modeleve të njëjta të veturës, që janë prodhuar për tregje të ndryshme?

Qysh gjatë viteve të 80-ta ishte spekuluar se Volkswagen Golf nga Gjermania dhe ai nga fabrika e Sarajevës, TAS, nuk janë të njëjtë. Çfarë është situata sot?

Derisa më herët ishte menduar për cilësinë e prodhimit dhe besueshmërinë, sot siguria mbetet në plan të parë, transmeton Telegrafi.

Testet e përplasjeve tregojnë se veturat për tregje të ndryshme dallojnë, e shkak për këtë janë standardet e ndryshme.


Një rast i tillë është Global NCAP, që testoi përplasjen e Hyundai Accent për tregun amerikan dhe atë meksikan, që bartë logon Grand i10 Sedan.

Është interesant se modeli për tregun amerikan prodhohet në Meksikë, e ai për Meksikën në Indi.

Testi tregoi që Accent për tregun amerikan është shumë më i sigurtë. Doli se karroceria është më e fortë, e ndihmë të madhe kanë dhënë edhe jastëkët me ajër.

Modeli për tregun meksikan ka pasur vetëm dy jastëkë me ajër, e në aksident është dëmtuar aq shumë sa që timoni ka ndërruar anë.

Përfundimi është i qartë – në versionin që shitet në Meksikë janë gjasat më të mëdha që ta pësoni me jetë në rast se aksidentoheni. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Auto
Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Auto
Kur dizajni i veturave shndërrohet në art të vërtet - Peugeot publikon skicat e një modeli të ri

Kur dizajni i veturave shndërrohet në art të vërtet - Peugeot publikon skicat e një modeli të ri

Auto
“Një pjesë e dëmtuar në pistë i shpoi gomën”: Dy inxhinierë gomash humbën jetën në një aksident automobilistik në pistën e Nürburgring

“Një pjesë e dëmtuar në pistë i shpoi gomën”: Dy inxhinierë gomash humbën jetën në një aksident automobilistik në pistën e Nürburgring

Teknologjia e re te Golfi (Foto)

Teknologjia e re te Golfi (Foto)

Mundësi që nuk duhet lëshuar - SUV më i shitur në botë bëhet i juaji me ofertën që vjen vetëm një herë

Mundësi që nuk duhet lëshuar - SUV më i shitur në botë bëhet i juaji me ofertën që vjen vetëm një herë

Kalo në kategori