Ajo është njëra nga artistet shqiptare që numëron ndjekës të shumtë në rrjete sociale, gjersa është mjaft aktive edhe me postime.

Bëhet fjalë për këngëtaren nga Peja, Ana Kabashin, e cila vetëm në Instagram ka grumbulluar afro 170 mijë njerëz.


E njëjta shpesh ndan imazhe e video të ndryshme nga përditshmëria, gjersa nuk mungon edhe me poza ngacmuese.

246835460 437976327751990 6194218389250593929 n Ana Kabashi (Foto: Instagram)

Krijuesja e hitit “Dashni” ka publikuar ditën e sotme (e diel) disa fotografi të reja, në të cilat ka marrë vëmendje me linjat trupore.

Me fustanin e shkurtër ngjyrë ulliri e stilin e veçantë të flokëve, këngëtarja duket në top formë.

“Çfarë po thonë sondazhet”, ka qenë përshkrimi i imazheve.

246172416 388412236253583 3963970888506748549 n Ana Kabashi (Foto: Instagram)

Komplimentet ndërkaq kanë qenë të shumta duke marrë reagime të shumta për këtë ‘look’.

Kabashi nga ana tjetër po vazhdon punën për projekte të reja muzikore. /Telegrafi/