LAJMI I FUNDIT:

Çfarë të presim nga Nissan GT-R (Foto)

Çfarë të presim nga Nissan GT-R (Foto)

Njëri nga shefat e Nissanit, Shiro Nakamura, ka zbuluar edhe disa të dhëna të reja për gjeneratën e ardhshme të modelit GT-R, dalja në treg e të cilit pritet të ndodhë në vitin 2018.

Sipas tij, modeli i ri do të jetë hibrid, ndërsa motori me benzinë do të jetë i vendosur në pjesën e përparme. Performancat do të jenë identike me ato të super-veturave.

Sa i përket dizajnit, ndikim në pjesën e përparme dhe të pasme do të ketë koncepti ‘2020 Vision Gran Turismо’.


Ai ka thënë se do të punohet shumë deri në vitin 2018 dhe vetëm atëherë do të ndodhë prezantimi i Nissanit të ri GT-R. /Telegrafi/

nissan1 nissan2 nissan3