ChatGPT, programi i inteligjencës artificiale që po shënon një rritje të shpejtë, mori vëmendjen e publikut për shkak të aftësisë për t’iu përgjigjur me shpejtësi dhe në formë të zgjeruar një sërë pyetjesh.
Programi ka zgjuar interesimin e investitorëve të cilët janë të etur të bëhen pjesë e zbulimit tjetër të madh në teknologji, raporton zeriamerikes.
I krijuar nga kompania private OpenAI, me mbështetjen e kompanisë Microsoft, programi ChatGPT regjistroi 100 milionë përdorues aktivë mujorë, vetëm dy muaj pas publikimit të aplikacionit, gjë që e bëri atë programin me rritjen më të shpejtë të përdoruesve në histori.
Popullariteti i tij mori vëmendjen e ligjvënësve amerikanë, të cilët kanë pikëpyetje mbi ndikimin e programit në sistemin arsimor, në sigurinë kombëtare dhe mënyrës se si do të rregullohet ai.
Ligjvënësi demokrat Ted Lieu, anëtar i Komisionit të Shkencës në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se ndërsa ishte i emocionuar për programin robotik, është gjithashtu i tmerruar nga inteligjenca artificiale, nëse ajo lihet e pakontrolluar dhe e parregulluar.
Senatori demokrat Ron Wyden, sipas një ndihmësi të tij, theksoi nevojën për t’u siguruar që Inteligjenca Artificiale të mos përfshijë paragjykime, që do të çonin në diskriminim në botën reale.
Një firmë ligjore, aktiviteti i së cilës përqendrohet në përgjegjësitë e Inteligjencës Artificiale, vuri në dukje shqetësimet mbi sigurinë kombëtare, duke paralajmëruar për mundësitë që aktorë keqdashës, brenda dhe jashtë vendit, që kanë interesa të kundërta me Shtetet e Bashkuara, t’i përdorin këto sisteme për krijimin e materialeve të pavërteta dhe dëmshme.
Shumica e shqetësimeve rreth programit ChatGPT vijnë nga profesorët, të cilët shprehin frikën mbi mashtrimet e mundshme në shkolla dhe universitete si dhe plagjiaturën.
Të tjerë kanë shprehur shqetësime se programi kompjuterik mund të përdoret për përhapje të lajmeve të rreme.
Në një deklaratë kompania OpenAI tha se “ne nuk duam që ChatGPT të përdoret për mashtrime në shkolla, ose kudo tjetër, prandaj jemi duke punuar në krijimin e masave zbutëse për të ndihmuar këdo që të identifikojë materialet e krijuara nga ky sistem”.
Vetë programi ChatGPT dha një përgjigje interesante kur u pyet se si duhet të jetë i rregulluar:
“Si një model neutral i gjuhës së inteligjencës artificiale, unë nuk kam një qëndrim ndaj ligjeve specifike, që mund, ose nuk mund të miratohen për të rregulluar sistemet e inteligjencës artificiale si unë”, u përgjigj vetë sistemi.
Por më pas ai përpiloi një listë të fushave ku duhet të përqendrohen rregullatorët, si privatësia e të dhënave, paragjykimi, drejtësia dhe transparenca në mënyrën se si shkruhen përgjigjet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Instagram prezanton përkthim në 99 gjuhë dhe shumë risi të tjera

Shefi i Apple takon Trumpin - presidenti amerikan zbulon premtimet që i dha Cook

Dhjetë detajet që duhet t'i dini para se të bleni një iPhone 16e

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit