Kosova është vonuar me zbatimin e kodit të saj telefonik +383. Shtyrja e zbatimit të këtij kodi deri më 31 tetor të këtij viti nuk do të ketë ndonjë pasojë, thonë përfaqësues të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).
Por, çdo vonesë eventuale pas muajit tetor, sipas paralajmërimeve, operatorëve të telefonisë Vala dhe IPKO do t’u kushtojë edhe me ndëshkime.
Zbatimi i plotë i kodit telefonik +383 ka qenë e paraparë të nisë më 30 qershor, por vendimi për shtyrje është marrë pas kërkesave të operatorëve të telefonisë mobile dhe fikse që veprojnë në tregun e Kosovës: Vala dhe IPKO.
Kreshnik Gashi, kryetar i Bordit të ARKEP-it tha për Radion Evropa e Lirë se Autoriteti Rregullativ i ka përfunduar të gjitha obligimet rregullative ligjore dhe se presin vetëm zbatimin teknik të operatorëve.
Nuk ka ndonjë pasojë ligjore në lidhje me obligimet ndërkombëtare që ka Kosova, por është moskryerja ende me kohë e procesit të rrumbullakimit të identitetit shtetëror në fushën e telekomunikimeve dhe kjo ka ndodhur si rezultat i vetë kërkesës së operatorëve
Sipas tij, një shtyrje disa mujore nuk krijon problem të mëdha, pasi që zbatimi i kodit për Kosovën bëhet një herë e përgjithmonë.
“Nuk ka ndonjë pasojë ligjore në lidhje me obligimet ndërkombëtare që ka Kosova, por është moskryerja ende me kohë e procesit të rrumbullakimit të identitetit shtetëror në fushën e telekomunikimeve dhe kjo ka ndodhur si rezultat i vetë kërkesës së operatorëve. Në një proces shumë kompleks që duhet të bëhen ndryshimet edhe të operatorëve tonë edhe të operatorëve në gjithë botën një shtyrje disa mujore, siç ka ndodhur tani, nuk është se krijon probleme të mëdha”, thotë Gashi.
Zbatimin e plotë të kodit +383, Telekomi i Kosovës, sipas ARKEP nuk kishte arritur ta zbatojë në afatin e paraparë për shkak të krizës financiare.
Telekomi i Kosovës dikur kompania më profitabile në vend, aktualisht po përballet me krizë financiare. Javë më parë anëtarët e Bordit të Telekomit kishin njoftuar kabinetin qeveritar të Kosovës se borxhi i akumuluar i Telekomit të Kosovës ka arritur në 60 milionë euro.
Sidoqoftë, përfaqësues të Telekomit të Kosovës thanë për Radion Evropa e Lirë se si operator mobil kanë kërkuar nga ARKEP një shtyrje të afatit me qellim të kalimit sa me cilësor në kodin shtetëror të Republikës së Kosovës. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025