LAJMI I FUNDIT:

Çfarë po ndodh në Evropën Perëndimore?

Çfarë po ndodh në Evropën Perëndimore?

Të paktën 120 njerëz kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë raportohen të zhdukur në Evropën Perëndimore për shkak të disa prej përmbytjeve më të mëdha në dekada.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, në Gjermani, të paktën 103 njerëz janë mbytur – dhe më shumë se 1,000 janë ende të pagjetur. Viktimat përfshijnë 12 banorë të një strukture jetese të asistuar për personat me aftësi të kufizuara në qytetin e Sinzig.

Në Belgjikën fqinje, janë regjistruar të paktën 20 viktima. Kryeministri, Alexander De Croo ka thënë se përmbytja është më e rënda që vendi ka parë ndonjëherë dhe me këtë rast ka shpallur një ditë zie kombëtare.


Në Holandë, qindra njerëz janë evakuuar në qytetin e Meerssen pas një shpërthimi të ‘një muri mbrojtës’.

Punonjësit e urgjencës po nxitojnë për të shpëtuar qindra njerëz që janë ende në rrezik, derisa kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë thirrje për veprim vendimtar kundër ndryshimit të klimës.

Shkencëtarët për keqësimin e motit në Evropë: Emetimet CO2 po ushqejnë ngjarjet ekstreme
Lexo po ashtu Shkencëtarët për keqësimin e motit në Evropë: Emetimet CO2 po ushqejnë ngjarjet ekstreme

Përveç, Gjermanisë, Belgjikës dhe Holandës, vendet e prekura gjithashtu nga përmbytjet janë edhe Luksemburgu dhe Zvicra.

Përmbytjet në Gjermani, toka hapet në Erftstadt
Lexo po ashtu Përmbytjet në Gjermani, toka hapet në Erftstadt

Shumë faktorë kontribuojnë në përmbytjet, por një atmosferë ngrohëse e shkaktuar nga ndryshimi i klimës i bën reshjet ekstreme më të mundshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Trump: Putin dhe Zelensky duhet të punojnë së bashku

Trump: Putin dhe Zelensky duhet të punojnë së bashku

Botë
Kalo në kategori