Agron Demi, nga Instituti GAP, ka bërë një shkrim në të cilin ka folur rreth mundësisë së “korrigjimit të kufijve” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Dhe këtë “proces”, Demi e ka komentuar përmes shkrimit në fjalë duke thënë se kush flet për korrigjime të kufijve përqafon një valë të re të spastrimeve etnike.
“Lëvizjet e tilla territoriale nuk do të ishin korrigjim kufijsh, por hapje e konflikteve të reja ndëretnike, efekti zinxhiror i të cilave mund të përsëritet nga Greqia në jug e deri tek Kroacia në veri të Ballkanit. Shtetet nuk duhet të ndërtohen mbi baza të pastërtisë etnike, por mbi bazën e parimeve liberale, me të drejta të barabarta të të gjithë shtetasve të vet”, ka thënë ndër tjerash Demi në një shkrim të botuar nga JNK.
Më poshtë keni shkrimin e plotë:
Lugina e Preshevës dhe veriu i Kosovës nuk janë hapësira etnikisht të pastërta. Shkëmbimet eventuale të territoreve do të dërgonin pashmangshëm në zhvendosje të popullsisë.
Derisa po bëheshin gati për të festuar ndarjen e kufijve në Evropë, njëri nga këshilltarët afrohet tek tavolina e ambasadorëve të fuqive të mëdha dhe ua përkujton se nuk kanë vendosur ende për territorin e egër të Ballkanit. Të zhgënjyer se ju doli edhe më shumë punë, ambasadorët kthehen në tavolinë dhe në hartën të cilën e kanë përpara shënojnë disa vija duke komentuar: “Ja, Bosnja, Hercegovina, Kosova dhe Serbia e Madhe. A jeni të kënaqur?”. “Si të duash”, është përgjigja e ambasadorëve të tjerë, pas së cilës ngrenë dolli për arritjen e paqes së përjetshme në Evropë.
Ndoshta, 370 vite më parë kështu ka ndodhur realisht, por përshkrimi i më sipërm është pjesë nga një skeq i komedisë britanike Fry and Laurie të cilët ironizojnë me Traktatin e Vestfalisë të vitit 1648, kur pas luftës 30 vjeçare në kontinentin e Evropës, fuqitë fituese ‘korrigjuan’ kufijtë në Ballkan. Tani, është edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ai i cili po flet për korrigjim kufijsh.
Deri vonë një temë tabu, në javët e fundit është duke u diskutuar me të madhe mundësia e ridefinimit të kufijve në Ballkan, duke filluar nga ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti Thaçi vazhdimisht deklaron se korrigjimi i kufijve nuk nënkupton shkëputjen e veriut të Kosovës, por nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.
Në anën tjetër, presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq korrigjimin e sheh ndryshe. Për të dhe politikanët tjerë në Serbi, korrigjimi i kufijve nuk nënkupton ndarjen e Luginës së Preshevës nga Serbia, por bashkimin e veriut të Kosovës me Serbinë.
E këto deklarime për Luginën e Preshevës dhe pjesën veriore të Kosovës vijnë duke u bazuar në përbërjen etnike të këtyre regjioneve. Veriu i Kosovës është i banuar me shumicë serbe, ndërsa Lugina e Preshevës është e banuar me shumicë shqiptare. Por, asnjëra hapësirë territoriale nuk është etnikisht e pastër. Në pjesën veriore të Kosovës jetojnë një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve, ashtu siç jetojnë edhe serbët në Luginën e Preshevës.
Veriu i Kosovës përbëhet nga katër komuna me një territor të përbashkët prej 1,210 kilometra katrorë: Mitrovica Veriore, Zubin Potoku, Leposaviçi dhe Zveçani.
Regjistrimi i popullsisë së Kosovës më 2011 nuk e ka përfshirë pjesën veriore, por sipas të dhënave të OSBE, në këto katër komuna jetojnë 79,430 qytetarë, prej tyre 70,430 serbë (ose 88% e popullsisë) dhe 6,970 shqiptarë. Fshatrat Koshtovë, Bistricë e Shalës, Ceraje, Çaber, Boletin, Lipë, Zhazhë, Suhodoll janë fshatra kryesisht të banuara me shqiptarë.
Në anën tjetër, Lugina e Preshevës është territor i cili përbëhet nga tri komuna me një territor të përbashkët prej 1,249 kilometra katrorë: Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.
Në këto tri komuna në jug të Serbisë, sipas regjistrimit të popullsisë më 2002, jetojnë 57,595 shqiptarë (ose 65% e popullsisë) dhe 24,929 serbë. Presheva është e banuar me një përqindje më të madhe të shqiptarëve (apo 90% e popullsisë së komunës), Bujanovci është komune e përzier mes shqiptarëve, serbëve dhe komuniteteve tjera (55% shqiptarë), kurse Medvegja është e banuar me shumicë serbe (shqiptarët përbëjnë 26% të popullsisë).
Këto të dhëna tregojnë se shkëmbimi i territoreve nuk duhet të konsiderohet si proces i lehtë.
Çfarë do të ndodhë me fshatrat shqiptare në komunat veriore, apo me popullsinë serbe në Luginën e Preshevës?
Edhe pse në dukje rajone monoetnike, në Mitrovicën Veriore jetojnë më shumë qytetarë të komunitetit shqiptarë se sa në Medvegjë, kurse në Bujanoc jetojnë më shumë serb se sa në Zubin Potok.
Apo ndoshta presidentët Thaçi dhe Vuçiq kanë ide të tjera, në vend të bartjes së territoreve në bllok, të ndahen sipas fshatrave?
Janë shumë pyetje për të cilat presidentët e të dy vendeve nuk kanë dhënë përgjigje.
Frika se korrigjimi i territoreve mund të nënkuptoj ndarje shtëpi për shtëpi e fshat për fshat, ngjalli reagim të politikanëve shqiptarë të Luginës, të cilët kërkojnë që ky territor të trajtohet si tërësi.
Kush flet për korrigjime të kufijve përqafon një valë të re të spastrimeve etnike. E lëvizjet e tilla territoriale nuk do të ishin korrigjim kufijsh, por hapje e konflikteve të reja ndëretnike, efekti zinxhiror i të cilave mund të përsëritet nga Greqia në jug e deri tek Kroacia në veri të Ballkanit. Shtetet nuk duhet të ndërtohen mbi baza të pastërtisë etnike, por mbi bazën e parimeve liberale, me të drejta të barabarta të të gjithë shtetasve të vet.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi