Milan Skriniar e shikoi fitoren 1-0 të Interit ndaj Atalantës nga shtëpia të martën, por pritet të kthehet për derbin e Milanos, me klubin që pret angazhim të plotë pavarësisht marrëveshjes së tij me Paris Saint-Germain.
Mbrojtësi sllovak nuk do të rinovojë kontratën e tij me gjigantët e Serisë A derisa do t’i bashkohet PSG-së si lojtar i lirë në fund të sezonit.
Ai mungoi për ndeshjen e së martës në Kupën e Italisë kundër Atalantës, të fituar 1-0 nga lojtarët e Simone Inzaghit.
Sipas Repubblica, Skriniar nuk ishte as në tribuna dhe preferoi ta shikonte ndeshjen nga shtëpia për të shmangur tensionin në “Stadio Meazza”.
Beppe Marotta tha para fillimit të ndeshjes se Interi e respektoi zgjedhjen e tij, megjithëse mbrojtësi duhet të vendosë përkushtimin maksimal deri në fund të sezonit për të ndihmuar Interin të përmbushë objektivat.
Repubblica konfirmon se Skriniar nuk do të përjashtohet nga ekipi dhe Inzaghi do të vazhdojë të mbështetet tek ai deri në qershor. /Telegrafi/
Milan e l'Inter. Il punto sulla vicenda #Skriniar https://t.co/4ThYxptA3C
— franco vanni (@franvanni) February 1, 2023