Nëse je në grupin e njerëzve dembelë, do ta kesh të vështirë të ndryshosh rutinën çdo mëngjes, edhe kur ndeshesh me presionin e disa kilogramëve të shtuar. Madje, mund të jetë mrekulli të ngrihesh nga krevati me zilen e parë apo jo? Po dhe jo. Sepse, ndërsa ndryshimet janë të vështira kur rutina të duket aq e ëmbël, mund të gjesh diçka që të përshtatet shpejt dhe…pse të mos provoje?
Një regjim i njëjtë ushtrimesh për një kohë të gjatë, është në thelb, një gjë mjaft e mirë. Ndoshta je mësuar që çdo mëngjes të vraposh për disa minuta dhe me këtë ta “shlyesh” detyrën sportive ndaj trupit.
Këtu ka një lajm të mirë. Sipas ekspertëve, nuk është e domosdoshme të ndryshosh ushtrimet fizike për të pasur më shumë rezultate.
Por ata sugjerojnë që ushtrimet duhet t’i ndjekësh sipas formulës F.I.T.T. (frekuencë, intensitet, kohë, lloj).
Ka një marrëveshje! Vazhdo të bësh ushtrimet që do, por sigurohu që të respektosh këto rregulla:
Frekuenca
Pompa, pompa! Nëse zakonisht bën 3 herë në javë, pse nuk provon të bësh 4? Vendose trupin para një sfide të re duke rritur frekuencën.
Intensiteti
Ushtrohu më fort! Vrapo më shpejt! Së pari, mëso cila është përqindja e normës maksimale të zemrës që mund të arrish përmes ushtrimeve. Gjatë stërvitjes mund të matësh impulsin për 60 sekonda për të gjetur numrin e rrahjeve në një minutë. Ky numër përkon me normën maksimale të zemrës, e cila ka tendencë të rritet deri në 5%.
Koha
Kjo është lehtësisht e kuptueshme. Mjafton të rrisësh edhe më shumë kohëzgjatjen e ushtrimeve. Nëse zakonisht bën ushtrime për 45 minuta, përpiqu të shtosh edhe 15 të tjera, deri në 60.
Lloji
Mirë apo keq, të gjithë kanë nevojë ta ndryshojnë nga pak rutinën. Mundohu të bësh më shumë ushtrime kardio në një mënyrë tjetër, të paktën një herë në javë. Për vetëm një ditë mund ta bësh.
Paç fat!
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale

Luani – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti kur karriera juaj do të jetë në kulmin e saj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë