LAJMI I FUNDIT:

Çfarë ndodh me ju kur përjetoni një “click”?

Çfarë ndodh me ju kur përjetoni një “click”?

Shumë prej jush mund ta keni provuar të paktën një herë ndjesinë që kur takoni dikë, brenda pak minutash e kuptoni që ose do të jeni miq të mirë, ose diçka më shumë

Zakonisht, mendimet e njëjta që mund të keni apo reagimet e njëjta mund ta ndezin më shumë bisedën midis jush. Madje, ndodh që para se të dini disa gjëra më personale rreth personit, si për shembull ku jeton apo çfarë punon, ju keni krijuar një lidhje të brendshme me të. Pra, ju keni bërë “click”.

Sekreti i asaj që i bën bisedat me disa njerëz magnetike, nuk qëndron tek personi me kë po flasim, por tek ajo se për çfarë po flasim. Shumë nga bisedat tona më të mira, qoftë me një të panjohur apo me një mik, kanë të bëjnë me botën rreth nesh sesa me veten tonë. Këto janë shpesh biseda që na sjellin më pranë njëri-tjetrit.


Një psikologe e njohur e Universitetit të Kolumbisë, në SHBA, Maya Rossignac – Milion e quan këtë “kuptimi i përbashkët i botës”. Dhe ajo mendon se ky është sekreti i marrëdhënieve të mira.

Në fushën e psikologjisë së marrëdhënieve, shumica e studimeve janë të përqendruara në mënyrën se si njerëzit ndihen në një lidhje. Ajo që u mungon shpesh atyre është partneri i tretë në çdo marrëdhënie: realiteti i përbashkët.

“Ajo që i tërheq njerëzit të jenë më pranë njeri-tjetrit është se ata shohin të njëjtin realitet. Ata e ndajnë atë. Në një marrëdhënie afatgjatë ndjenja e realitetit të përbashkët mund të bëhet si një lente e vetme, përmes së cilës partnerët filtrojnë botën përreth tyre, pra mendjet takohen, sinkronizohen dhe bashkohen”,- thotë Maya Rossignac-Milion.

Sugjerohet që takimi i parë duhet të përfshijë një lloj aktiviteti kulturor, si për shembull një vizitë në muze ose një shfaqje në teatër. Një aktivitet që të krijojë biseda të larmishme, shkuan Class.

Kohët e fundit po praktikohen më tepër takimet online, të cilat nuk janë dhe aq të rekomandueshme, por janë të nevojshme për shëndetin dhe sigurinë e të gjithëve.

Pra, në thelb, teoria e realitetit të përbashkët do të thotë që ndihemi më pranë njëri-tjetrit kur e kthejmë vëmendjen tonë në diçka përtej vetes. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Udhëzime të rreme për pastrimin e çizmeve: Do t'i shkatërroni dhe do të mbeten njollat e përhershme

Udhëzime të rreme për pastrimin e çizmeve: Do t'i shkatërroni dhe do të mbeten njollat e përhershme

Bëje vet
Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Çfarë të vizitosh
Mbroni bimët gjatë të ftohtit: Çfarë është e rëndësishme për të gjitha barishtet që janë jashtë

Mbroni bimët gjatë të ftohtit: Çfarë është e rëndësishme për të gjitha barishtet që janë jashtë

Lule
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Bricjapit do të pendohej nëse do të ndahej

Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Bricjapit do të pendohej nëse do të ndahej

Rregullat e Bontonit të cilat të gjithë njerëzit duhet t’i dinë

Rregullat e Bontonit të cilat të gjithë njerëzit duhet t’i dinë

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori