Çfarë na mëson për politikën, smartfoni më “kinez”

Nga: Chris Miller / The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
Cila është rëndësia e çipit të ri të smartfonëve të Huawei-t? Kompania kontroverse kineze e telekomunikacionit, ka përshkuar titujt kryesorë: telefoni i tij i ri Mate 60 Pro, përdor çip të sofistikuar vendor. SMIC, prodhuesi kinez i çipave me të cilin Huawei bashkëpunoi, kurrë më parë nuk ka bërë një gjysmëpërçues kaq të avancuar.
Industria e çipave është e ndarë në aspektin se çfarë kjo do të thotë. Nga njëra anë, SMIC ka pasur sukses vetëm në përsëritjen e një procesi të prodhimit të quajtur 7 nanometra [7nm], të cilin TSMC-i i Tajvanit – prodhuesi kryesor i çipave në botë – e prodhonte në sasi të mëdha që më 2018. Në përgjithësi, në nxjerrjen e produktit të ri SMIC mbetet gjysmë dekade pas TSMC-së, kështu që – nga kjo metrikë – procesi 7nm i kompanisë kineze erdhi pikërisht sipas planit.
Për më tepër, për të prodhuar çipat e Huawei-t, SMIC ka përdorur makinat litografike DUV, në vend të mjeteve më të avancuara EUV për të cilat ka ndalesë që t’i blejë. Prodhuesit e huaj të çipave, si TSMC dhe Intel, vite më parë mësuan se si t’i prodhojnë çipat 7nm me makinat DUV – përpara se të ktheheshin në mjetet më efikase EUV. Kështu, kostot e prodhimit të SMIC-ut janë ndoshta vetëm konkurruese, sepse shteti kinez po e paguan faturën. Çipi 7nm i kompanisë është, pra, larg ndonjë zbulimi të paparë.
Megjithatë, fakti që SMIC-ja ka prodhuar miliona çipa të tillë, ky është një përparim i vërtetë – dhe dëshmi se kontrollet amerikane, holandeze dhe japoneze janë larg të qenit të papërshkueshme nga uji. Holanda do të vazhdojë të lejojë dërgimin e mjeteve të avancuara të litografisë DUV, deri në fund të këtij viti. Ndërkohë, kompanitë nga këto tri vendet dhe shtetet e tjera perëndimore, vazhdojnë të dërgojnë mjete më pak të avancuara në Kinë – përveç kimikateve kryesore, gazrave dhe pajisjeve të paketimit të çipave. Në Kongresin amerikan vihet në dyshim logjika e ndalimit të transferimit të mjeteve të caktuara, përderisa lejohet shitja e kimikateve të nevojshme për t’i përdorur ato.
Megjithatë, përqendrimi vetëm në çipin kryesor në telefonin e ri të Huawei-t, shmang pasojat më të gjera: Mate 60 Pro tregon se Pekini është po aq i përkushtuar, si kurrë më parë, për të larguar prodhuesit perëndimorë të çipave dhe kompanitë elektronike nga tregu kinez.
Zëvendësimi i çipave të importuar me komponentët vendas, ka qenë qëllimi i deklaruar i Kinës që nga viti 2014, kur e miratoi fondin e saj të parë të madh të subvencionimit të gjysmëpërçuesve. Megjithatë, deri tash, shumica e telefonave më të shitur në vend – madje edhe nga markat vendase si Oppo dhe Xiaomi – kanë qenë plot me çipa të prodhuar nga jashtë.
Mate 60 Pro i Huawei-t është ndryshe: mund të jetë smartfoni më i avancuar “kinez”, që është prodhuar ndonjëherë. Përveç procesorit primar 7nm të telefonit, shumë nga çipat ndihmës të telefonit janë prodhuar në vend, duke përfshirë ato për Bluetooth, WiFi dhe çipat e menaxhimit të energjisë.
Sigurisht, askush nuk e di nëse në një treg konkurrues, furnitorët vendor të Huawei-t mund të konkurrojnë me kosto. Por, kostoja ka më pak rëndësi kur qeveria financon përpjekjen e vetëmjaftueshme. Teksa telefoni i ri doli në shitje, Pekini njoftoi për një fond të ri prej 40 miliardë dollarëve – një nga shumë të tjerë në vitet e fundit – për të derdhur subvencionet te prodhuesit e çipave.
Qeveria gjithashtu po ndihmon me kufizimet e reja që synojnë konkurrentin kryesor të Mate 60 Pro, iPhone-n. Telefoni i Huawei-t doli së bashku me raportet se institucionet qeveritare kineze dhe kompanitë shtetërore po dekurajojnë punonjësit që të blejnë produktet e Apple-it.
E gjithë kjo kërcënon kompanitë e huaja që kanë mbrojtur stabilizimin e lidhjeve tregtare midis Kinës dhe Perëndimit. Kohët e fundit, në korrik, shefat ekzekutivë të gjysmëpërçuesve amerikanë bënë pelegrinazhe në Uashington për të argumentuar kundër kufizimeve të reja ndaj Kinës. Tani, pjesa e tyre e tregut është në rrezik. Nëse tregu kinez duket i humbur, kompanitë amerikane nuk kanë arsye për të lobuar për qasje në të.
Dhe, teksa çipat e tyre zëvendësohen nga versionet lokale, mund të vënë në dyshim nëse vendimi i Perëndimit për të vazhduar furnizimin e Kinës me mjete dhe kimikate për prodhimin e çipave, është vërtet në interesin e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe