Udhëheqësit perëndimorë e kanë lavdëruar Joe Biden për përpjekjet e tij për të forcuar demokracitë kundër rritjes së fuqive autoritare, pasi ai u largua nga gara presidenciale në SHBA.
Por, padyshim që do të ketë “ankth” pas dyerve të mbyllura se si largimi tij mund të vendosë Donald Trumpin përsëri në krye të shtetit.
Drama, e cila po dominon politikën e brendshme të SHBA-së, kishte filluar të bëhet pjesë edhe e ngjarjeve kryesore botërore, duke përfshirë samitin e NATO-s në Uashington, ku i paharruar mbetet momenti kur Biden gabimisht prezantoi presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyn, si “presidenti Putin”.
Tani fokusi do të zhvendoset te personi që do të zëvendësojë Bidenin në listën e demokratëve, megjithëse kushdo që do të marrë këtë rol nuk ka gjasa të paralajmërojë ndonjë ndryshim të rëndësishëm në qasjen e SHBA-së ndaj çështjeve ndërkombëtare.
Kjo përfshin edhe zëvendëspresidenten e tij, Kamala Harris, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Për luftën e Rusisë në Ukrainë, ajo ka mbështetur fuqishëm qëndrimin e presidentit për të armatosur ushtrinë ukrainase.
Harris ka luajtur një rol të spikatur në pozicionimin e SHBA-së në skenën botërore, si zëri më i lartë i SHBA-së në një konferencë vjetore të sigurisë në Mynih të Gjermanisë.
Sa i përket luftës së Izraelit kundër Hamasit në Gazë, Harris ka shkuar më tej se presidenti në thirrjen për një armëpushim, duke shprehur tmerrin për numrin civilëve të vdekur palestinezë.
Megjithatë, SHBA-ja e udhëhequr nga Biden-Harris ka ruajtur mbështetjen ushtarake për Izraelin.
Siç raportohet, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të udhëtojë në Uashington për t’u takuar me presidentin në largim, i cili ka qenë një mbështetës i vendosur i Izraelit përgjatë dekadave.
“Kjo do të jetë një mundësi për ta falënderuar atë për gjërat që ka bërë për Izraelin, si senator, zëvendëspresident dhe president”, tha Netanyahu.
“Do të jetë gjithashtu një mundësi e mirë për të diskutuar me të për muajt kritikë dhe qëllimet e dy vendeve, në këtë kohë lufte dhe pasigurie”, shtoi ai.
Aleatëve të SHBA-së do t’ju mungojë thellësia e njohurive të Bidenit
Biden – ndryshe nga Harris ose ndonjë nga kandidatët e tjerë të mundshëm të demokratëve – ka një interesim të madh në punët e jashtme dhe ka krijuar marrëdhënie të gjata me liderët në mbarë botën.
Ai ka një thellësi njohurish, diçka që aleatëve ka të ngjarë t’iu mungojë.
Një tipar përcaktues i politikës së jashtme të Shtëpisë së Bardhë të Bidenit ka qenë vendosmëria e tij për të rivendosur lidhjet midis SHBA-së dhe partnerëve të saj më të afërt – veçanërisht aleancës së NATO-s – që ishin tensionuar gjatë kohës kur në pushtet ishte Trumpi.
“Amerika u kthye” ishte slogani që Biden e përdorte shpesh gjatë muajve të tij të parë në detyrë, duke e bërë të qartë se puna me aleatët perëndimorë kundër shteteve autoritare si Kina, Rusia, Irani dhe Koreja e Veriut ishte një prioritet kryesor.
Ky qëndrim ka të ngjarë të qëndrojë i njëjtë edhe nën Harris.
Ndryshimi i madh – i cili do të ketë një ndikim shumë më të rëndësishëm në pjesën tjetër të botës – nuk është se kush është kandidati i demokratëve tani që Biden është larguar, por nëse humbasin, çfarë do të thotë kjo për vendin dhe miqtë e SHBA-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shëtiste me biçikletë rrugëve të Birminghamit, polici arrin ta rrëzojë në tokë të dyshuarin – i gjen revole në çantë
I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
Shkoi në aheng me granatë, e njëjta shpërthen dhe lë të vdekur një person dhe të plagosur katër të tjerë në Kroaci
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Përfundon transplanti i parë i dyfishtë dhe plotësisht robotik i mushkërive në botë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj