Liverpool ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Manchester United 0-5.

Kjo ka qenë fitorja më e thellë në histori e Liverpoolit në derbin ndaj Unitedit në Old Traford.


Edhe pse goli i pestë nga The Reds u shënua në minutën e 50-të, gola më nuk pati.

Mbrojtësi i majtë i Liverpoolit, Andrew Robertson kërkoi nga bashkëlojtarët e tij që ta turpërojnë edhe më shumë rivalin e urryer.

052220500 1635122401 20211025 Manchester United Vs Liverpool 7 1

Në momentin e festës së golit ë pestë, Robertson dëgjohet në video duke i thënë bashkëlojtarëve të tij të jenë të pamëshirshëm për kundërshtarin.

“Vazhdoni, jini të pamëshirshëm, hajde”, i tha Robertson shokëve të skuadrës.

Mentaliteti i skocezit po vlerësohet lartë nga tifozët e Liverpoolit në rrjetet sociale, pasi video në fjalë është bërë virale. /Telegrafi/

https://twitter.com/Kloppholic/status/1452365022836011010?s=20

telegrafi sport app