LAJMI I FUNDIT:

Çfarë mendon blerësi i parë i Apple Vision Pro pas një muaji të përdorimit të pajisjes?

Çfarë mendon blerësi i parë i Apple Vision Pro pas një muaji të përdorimit të pajisjes?

Personi i parë që ka blerë pajisjet Vision Pro është Dr. Aarish Syed Ishaqi.

Bëhet e ditur se ai kishte pritur para një dyqani të Apple në New York që nga ora 5:30 e mëngjesit vetëm për të qenë blerësi i parë i produktit në fjalë.

Tani që ai ka në pronësi Vision Pro për më shumë se një muaj, çfarë mendon ai për këtë produkt?


Sipas mediave të huaja, ai i ka ndarë pajisjet me prindërit dhe motrën e tij. Nëna dhe motra thuhet se kishin një tendosje në qafë gjatë kohës që i mbanin ato, por edhe vetë Ishaq e konfirmoi se ishin “pak të rënda”.

Ishaq ka përdorur Vision Pro kryesisht për të parë filma dhe për të luajtur videolojëra në Apple Arcade.

Megjithatë, ai u ankua për jetëgjatësinë e baterisë.

Si mjek, ai ka potencial në përdorimin e disa aplikacioneve mjekësore me Vision Pro si Insight Heart, dhe SurgicalAR Vision.

Por, ai e pranon se nuk e ka përdorur pajisjen aq shumë sa priste pasi nuk i pëlqejnë shikimet që merr kur e përdor atë në publik për shkak të gjesteve që duhet të bëjë me duar.

Kur u pyet nëse nëse blerja e Vision Pro ia vlente, Ishaq tha se “Për dikë si unë? Po. Por nuk mendoj se dikush ka nevojë vërtet për të”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
Polonia do t’i transferojë Ukrainës 5000 terminale të tjera Starlink

Polonia do t’i transferojë Ukrainës 5000 terminale të tjera Starlink

Teknologji
Xiaomi 15 Ultra prezantohet zyrtarisht, zbulohen veçoritë e kamerës

Xiaomi 15 Ultra prezantohet zyrtarisht, zbulohen veçoritë e kamerës

Teknologji
Estonia është vendi i parë në botë që nxënësit do të mësojnë me inteligjencën artificiale

Estonia është vendi i parë në botë që nxënësit do të mësojnë me inteligjencën artificiale

Teknologji
Gjithçka që duhet të dini për kamerën e Samsung Galaxy S25 Edge

Gjithçka që duhet të dini për kamerën e Samsung Galaxy S25 Edge

Teknologji
Kalo në kategori