Profesori i shkencave politike pranë Universitetit Yale, Steven Smith, thotë se arsyeja se përse vazhdojmë t’i lexojmë librat e klasikëve si Platoni, Machiavelli, Hobbes, Locke, Hegel, Nietzsche, Marx, Russell, Popper… por, edhe shumë të tjerëve, është jo sepse dija nuk ka përparuar apo sepse jemi te fiksuar pas këtyre librave. Arsyeja përse i lexojmë është për shkak se ata kanë ngritur çështje ekzistenciale të cilave edhe sot e kësaj ditë s’kemi arritur t’u japim përgjigje të sakta.
Kur ne sot i lexojmë librat e Platonit, nuk kemi si të mos impresionohemi nga përgjigjet që ai i ofron për shumë çështje të karakterit politik dhe shoqëror. Në një ndër librat e tij më të mirë, “Republika”, ai jep një përshkrim të qartë lidhur me shkaqet e shthurjes apo të degjenerimit të shtetit dhe të shoqërisë. Për Platonin nuk kishte dyshim që ky degjenerim vjen nga dy faktorë: nga dëshira apo epshi për pushtet, si dhe nga interesi personal material. Ai e përshkruan mirë “timokratin” e ri që nisë të ndjehet i parëndësishëm karshi pushtetit, e kjo ndjenjë e bën të kuptojë se s’është një nga udhëheqësit kryesorë të shtetit. Por, fara e prishjes nuk buron vetëm nga nevoja për t’u veçuar, për të qenë i dukshëm. Është interesi material dhe ekonomik ai faktori determinues që çon drejt degjenerimit. Me një fjalë: degjenerimi i shtetit fillon kur njeriu – pushtetari – e sheh shtetin si mundësi për t’u veçuar
Nuk është e vështirë ta ndërtojmë një analogji mes kohës se Platonit dhe kohës sonë. A nuk janë pushtetarët e Kosovës ata që pushtetin e shohin si mjet për të përmbushur epshet e tyre? A nuk e kanë këta pushtetarë dëshirën e tyre për t’u veçuar, për t’u pasuruar në dëm të interesit shoqëror? Si mund të përkthehen ndryshe veprimet e disa pushtetarëve të cilët janë në gjendje të bëjnë hapa të pakuptueshëm për të treguar se është “person me peshë”. P.sh., një kryetar i Komunës bëhet ministër i Brendshëm! Edhe sikur ai ta kishte reputacionin e një profesionisti në fushën e sigurisë, kjo lëvizje shtron këtë dyshim: përfitimin personal nga pushteti. Këtë lloj pushtetari Platoni e ka parë si degjenerues të shtetit.
Në një shkrim timin të mëparshëm, jam munduar ta vë theksin tek nevoja e ruajtjes së unitetit politik të shtetit të Kosovës. Kjo sepse sot, si kurrë më parë, kemi nevojë për këtë. Kam theksuar se atributi më i çmueshëm i kryeministrit të sotëm të Kosovës do të duhej të ishte aftësia e tij për të menaxhuar animozitetet politike dhe njerëzore që ekzistojnë, si brenda, ashtu edhe jashtë Qeverisë. Ne jemi dëshmitarë të një kakofonie zërash që vijnë nga krerët qeveritarë dhe kjo është për t’u brengosur. Kryeministri flet diçka tjetër, e një apo disa ministra thonë diçka tjetër. Komunikimi i saktë, me kohë dhe korrekt është thelbësor për një qeveri koherente dhe të përgjegjshme.
Platoni thoshte se është përçarja e krerëve ai faktori i shthurjes së shtetit. Andaj, nëse politikanët e Kosovës do ta pyesnin Platonin për ndonjë këshillë, ndoshta do t’ju thoshte: “Lërini mos durimet meskine karshi njëri-tjetrit; lërini animozitetet personale, sepse sot si kurrë më parë duhet të jeni unikë. Nuk ka rëndësi se kush është i pari apo i fundit. Kjo s’ka rëndësi, në krahasim me rëndësinë që ka ekzistenca e shtetit të Kosovës. Shteti, për ata që jetojmë në Kosovë, është gjithçka: është liri, është zhvillim, është siguri, është ekzistencë e qenies së tyre. Përndryshe, nëse këtij shteti i ndodh ndonjë gjë e ligë, nëse këtij shteti të ndërtuar me shumë sakrificë dhe gjak i kanoset shthurja, atëherë shkaktarët e vetëm të një zezone do të mbeteni ju – klasa e sotme politike”!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025