Amerikanët mund t’i hedhin një sy Italisë për të parë se si do të rrjedhin gjërat…
The Economist vjen me një analizë krahasuese të dy liderëve që kanë hyrë në politikë pas një karriere të suksesshme si biznesmenë dhe jep një guidë për mënyrën si do të qeverisen amerikanët në mandatin në vazhdim.
Historia e suksesit si biznesmenë jo detyrimisht garanton sukses në menaxhimin e një ekonomie…
Donald Trump e mbylli fjalimin e tij të fitores më këto fjalë: “Unë e dua këtë vend. Faleminderit.” Pasioni për deklaratat e zjarrta patriotike është vetëm njëra prej ngjashmërive midis presidentit të zgjedhur amerikan dhe një tjetër miliarderi që e ka vënë pasurinë e tij në sektorin e pronave të paluajtshme përpara se të futej në politikë.
Në vitin 1994, Silvio Berluskoni udhëhoqi një formë të re të populzimit kur ai shpalli kandidaturën e tij për kryeministër në televizion me frazën: “Italia është vendi që unë dua”.
Të dy e portretizuan veten si një alternative ndryshe ndaj politikës së zakonshme. Dhe bindshëm e vërtetuan këtë. Trump fitoi pavarësisht dhe kundërshtisë të pjesës më të madhe të lidershipit të partisë së tij. Berlusconi krijoi një parti të vetën dhe caktoi një ekzekutiv që përbëhej nga drejtues të kompanive të tij.
Të dy kanë një ego të madhe, pasion për t’u dukur dhe për t’u mburrur dhe, megjithëse manifestojnë dashuri ndaj grave, duket se i gjykojnë ato vetëm për atributetet e tyre fizike. Të dy burrat kanë qenë pjesë e skandaleve seksuale.
Sikurse zoti Trump, ish kryeministri Italian, përdor një gjuhë të thjeshtë, të vrazhdë, tipike për partitë e krahut të majtë dhe për votuesit e klasës punëtore. Ashtu si kandidati republikan, Berlusconi nuk ishte nga ata që lejonin faktet të infektonin votën.
Por, a ofron qëndrimi i tij në zyrë ndonjë të dhënë për amerikanët se çfarë do t’i presë kur Trump do të shpërngulet në Shtëpinë e Bardhë? Një përgjigje do të jetë jetëgjatësia, duke pasur parasysh se manjati i pronave të paluajtshme dhe një yll i televizioni është 13 vjet më i vjetër se sa ishte Berluskoni në momentin që mori detyrën. Në kohën kur ai humbi pushtetin, Berluskoni ishte kryeministri që kishte shërbyer më gjatë në historinë e politikës amerikane, megjithëse jo me mandate qeverisëse të njëpasnjëshme.
Njëjtë si Trump, Berluskoni shijoi mbështetjen e së djathtës së largët. Ish kryeministri italian sigurisht që këmbënguli në vendosjen e masave konservatore radikale, veçanërisht për sa i përket emigracionit dhe punësimit. Por ajo çka e dallon udhëheqjen e tij më shumë se sa ekstremizimi i tij, ishte dështimi për arritur objektivat e synuar, si dhe personalizimi i vazhdueshëm i qeverisë së vendit.
Kur ai e filloi karrierën e tij politike, Berluskoni ishte njeriu më i pasur i Italisë. Shumë prej mbështetësve të tij, sikurse Trump, shpresonin se do të kishte fuqinë e Midas (perëndisë greke që shndërronte çdo gjë që prekte në ar) në ekonominë si një e tërë. Berluskoni nuk bëri asgjë për ta mbështetur këtë bindje. Ai u rizgjodh në vitin 2001 pas një fushate ku u premtoi votuesve “mrekulli ekonomike”.
Megjithatë mandati i tij u karakterizuan nga një rritje modeste ekonomike, dhe me periudha të stanjacionit dhe të recesionit. Në fund të mandatit të tij në 2011, italianët ishin më të varfër se sa kishin qenë dhjetë vite më parë kur ai rimori pushtetin. Nëse ka ndonjë mësim që amerikanët mund të nxjerrin prej dekadës së Berlusconit është se një biznesmen i suksesshëm nuk është një garanci e aftësive menaxheuese të një ekonomie.
Suksesi i Berluskonit ishte vetëm kalimi i kapitujve të ligjit, të cilët favorizonin interesat e tij personale. Qeveria Berlusconi, në një herë të vetme, miratoi më shumë se 30 ligje që ndihmonin bizneset e tij apo që mbronin nga akuzimi dhe dënimi nga prokurorët dhe gjykatësit, transmeton monitor.al.
Trump mund të mos jetë në gjendje që të veprojë njësoj, por mund të tundohet që të gjejë forma të tjera të personalizimit, specialitet ky i ish kryeministrit italian: Diplomacinë. Berluskoni ishte i bindur se mund të kujdesej për interesat e Italisë me të njëjtat aftësi negociuese që e bën atë të pasur. Megjithëse asnjëherë nuk pati marrëdhënie të lehta me homologët e tij europianë, ai pati bashkëpunime shumë të mira me diktatorët si Muammar Qaddafi dhe udhëheqësit të “demokracive joliberale” si Erdogan dhe Putin.
Por, nuk është e njëjta gjë, që një kryeministër i Italisë të jetë komod me Kremlinin dhe komplet tjetër gjë që kjo të vijë nga një president amerikan. Mbi të gjitha, ai është njeriu me gishtin nën këmbëzën e armëve bërthamore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze