Kim Jong-il (Koreja Veriore) ka urdhëruar që çdo kokërr orizi që i shërbehej të zgjidhej një nga një, ndërsa ka zhvilluar edhe një institut që detyrë kryesore kishte të zbulonte mënyrën për t’i zgjatur jetën Liderit të Dashur, transmeton Telegrafi.

Nicolae Ceausescu (Rumani) ka irrituar të gjithë kolegët nga vendet e tjera, duke sjellë ushqimet me vete. Josip Broz-Tito (ish-Jugosllavi) ishte tronditur kur kuptoi se diktatori rumun refuzonte të hante ushqim të fortë, ndërsa me veti merrte vetëm lëngje të pemëve edhe ato me pip.


Shumica e diktatorëve erdhën nga familje të përulura, kryesisht nga fshatrat, e të tilla i kishin edhe zakonet e të ushqyerit.

Kështu, Tito kënaqej me plonc të ngrohtë, e Ceausescu para se të hynte në dietë të lëngshme hante gullash me një pulë të tërë, përfshirë edhe sqepin, këmbët...

Diktatori portugez, Antonio Salazar, pëlqente të hante sardelet që i kujtonin fëmijërinë e kaluar në varfëri kur një sardele detyrohej ta ndante me të vëllain.

Adolf Hitleri (Gjermani), Mao Zedong (Kinë), Muammar Gaddafi (Libi) dhe Benito Mussolinit (Itali) kishin probleme me tretje.

Hitleri vuante nga fryrjet kronike të barkut, gjë që ndoshta ka kontribuar që të kthehet në vegjetarian. Përveç kësaj, ai ra në duart e një kuazi-mjeku që ia përshkroi 28 barna të ndryshme, njëra prej të cilave dyshohet se është bërë nga ekstraktet e fekaleve të fshatarëve bullgarë.

Mao ishte një grykës i madh i mishit, por edhe viktimë e sistemit tretës. "Unë ha shumë dhe shumë zbrazem", shkruante në një letër në fillim të karrierës së tij. Gjatë një vizite tek Stalini, ishte tmerrësisht i mërzitur meqë askund në Moskë nuk mund të gjente oturak të cilën të tillë që e përdorte për tu “çliruar”.

Darka e Stalinit (BRSS) zgjaste për orë të tëra dhe ishte e pasur me kuzhinë gjeorgjiane, ndërsa Nikita Khrushchev (BRSS) pinte aq shumë alkool sa që u bë i papërmbajtur.

Emrat e diktatorëve të Afrikës, Jean Bedel Bokassa (Afrika Qendrore), Idi Amin (Ugandë) dhe Francisco Nguema (Guineja Ekuatoriale), lidhen me kanibalizmin. /Telegrafi/