LAJMI I FUNDIT:

Çfarë epiteti kishte Geti në fillim të karrierës?! (Video)

Çfarë epiteti kishte Geti në fillim të karrierës?! (Video)

Pavarësisht faktit se ka gati dy dekada në skenën muzikore shqiptare si një lojtar i fortë, me vitet që kanë kaluar dhe gjeneratat e reja, një etapë e jetës së Getoar Selimit ishte mistike.

Bëhet fjalë për atë të fillimit të hapave të parë në karrierë që u tentua të zbardhej mbrëmë në ciklin e dokumentarëve ‘E vërteta e fshehur e yjeve’.

Në dokumentarin kushtuar Getoar Selimit, folën miq të reperit që nga fëmijëria e të cilët zbardhën edhe detaje nga periudha e viteve të 90-ta.


Geti shpall vetën Mbret i Mbretërve (Foto)
Lexo po ashtu Geti shpall vetën Mbret i Mbretërve (Foto)

Producenti Dardan Mullarama zbuloi për dokumentarin e Klan Kosovës se Geti gjithmonë ishte shquar si lider, me ide të qarta për formimin e klanit të tij të madh.

E besoni ose jo, ai që sot e quan veten Ma i madhi n’ven, Mbret ose i pakonkurencë dikur nga klika e tij quhej krejtësisht ndryshe. Miku i tij i dikurshëm zbuloi se epiteti i parë që Getoar Selimi ka pasur ishte ai i Drejtorit, si nocion që i referohej të parit të klanit.

Drejtor Getoar Selimi?! Ju mbetet juve ta vlerësoni se a tingëllon më mirë në këtë formë apo si MMV.