Telegrafi

Çfarë duhet të dini për bakteret dhe viruset

Hulumtimi i fundit ka treguar se kur një person i cili vuan nga gripi apo ftohja pas teshtitjes e prek dorezën e derës, viruset përhapen brenda 2 deri në 4 orë në shumicën e hapësirës së punës.

Ne ju sjellim tri mite për bakteret dhe viruset në të cilat duhet të mos besoni më.

Miti 1: Tualetet janë më të papastra se ulëset në autobus
Studimi i shkencëtarëve amerikanë ka treguar se virusi MRSA mund të mbijetojë deri në 7 ditë në ulëset në autobus, ndërsa vetëm katër ditë në tualet.

Miti 2: Butonat në furrë janë vendi më i papastër në kuzhinë
Butonat në furrë janë vetëm në vendin e dhjetë kur bëhet fjalë për papastërtinë e pajisjeve të kuzhinës. Më të papastrat janë leckat e kuzhinës, sfungjerët, dërrasat për prerje dhe lugët e drurit.

Miti 3: Leckat e kuzhinës janë më të papastra se sfungjerët
Një studim ka treguar që leckat e kuzhinës në shumicën e amvisërive janë më të papastra se sfungjerët, sepse leckat e kuzhinës i përdorim për fshirjen e enëve, sipërfaqeve të punës dhe duarve. Ato duhet pastruar rregullisht në një temperaturë të lartë.