Ajo se çfarë diskutoi Recep Taip Erdogan dhe Papa Françesku në Romë mbeti brenda mureve të sallës së takimit mes tyre.
Por një sinjal, të paktën se çfarë mesazhi mund t’i ketë dhënë kreu i Vatikanit Presidentit turk u dha në publik.
Papa Françesku i dhuroi Erdoganit një engjëll paqeje.
“Ky është engjëlli i paqes, i cili mposht demonin e luftës, simbolizon një botë të bazuar në paqe dhe drejtësi”, argumentoi Papa gjatë dorëzimit të dhuratës për Erdogan.
Kjo u interpretua nga mediat si një përvijim i asaj që Papa Françesku mund të ketë biseduar me Erdoganin në takimin privat kokë më kokë.
Turqia është e angazhuar së fundmi në një ofensivë ushtarake në veri të Sirisë kundër rebelëve kurdë, që për Ankaranë janë terroristë.
Përse folën Papa dhe Presidenti turk Erdogan në takimin e tyre në Vatikan nuk dihet. Por ndonjëherë dhurata të vogla thonë më shumë se një mijë fjalë.
Megjithatë, vizita mbetet historike. Ajo ishte e para e një zyrtari të lartë turk në Vatikan që prej 59 vitesh.
Në vitin 1960 Vatikani dhe Turqia vendosën marrëdhënie të plota diplomatike.
Erdogan e ka pritur Papën në Ankara gjatë vizitës së tij në Turqi në vitin 2014.
Vizita e Erdoganit u shoqërua me protesta kundër kufizimit të lirisë së shprehjes dhe të mediave në Turqi dhe arrestimit të 150 deri 170 gazetarëve. Po ashtu protesta pati edhe nga kurdët që jetojnë në Itali.
Policia italiane kishte marrë masa të forta sigurie, sepse në zonën e Sheshit të Shën Pjetrit qe shpallur një ndalim protestash 24-orësh. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Trump: Kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago – aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Zelensky do të udhëtojë të premten për në Uashington, do të takohet me Trumpin

Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Mediumi "Huffingtonpost": Italia propozon modelin e KFOR-it për Ukrainën

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania