Çfarë debutimi nga Shaqiri: Gol fantastik në gërshërë, por edhe asistim në fitoren e Liverpoolin në miqësoren ndaj Unitedit

Liverpooli fiton miqësoren ndaj Manchester Unitdit me rezultat 1-4 në kuadër të turneut miqësor International Champions Cup.
Mbi 100 mijë tifozë në Michigan Stadium në SHBA i dhanë këtij takimi një atmosferë të bukur, e cila ndikonte që skuadrat të bëjnë lojë më të mirë në fushë.
I pari që shënoi në takim ishte Sadio Mane nga pika e bardhë në minutën e 28-të, kurse rezultati u barazua me një gol të bukur nga gjuaja e lirë, autor i së cilës ishte Andreas Pereira (31').
Në pjesën e dytë në lojë hyri Xherdan Shaqiri, i cili menjëherë tregoi vlerat e tij duke asistuar te rikthimi i epërsisë, që u mundësia nga goli i Daniel Sturridge (66').
Goli i qetësisë u shënua nga Sheyi Ojo në minutën e 74', kurse ai i ndeshjes nga Shaqiri në minutën e 82-të. Shqiptari nga Kosova shënoi në gërshërë duke i elektrizuar të gjithë në stadium.
Pas kësaj fitore Liverpooli ka gjashtë pikë, pasi fitoi 2-1 ndaj Manchester Cityt dhe humbi 1-3 nga BVB.
Man Utd mbetet me dy pikë nga fitorja në penallti ndaj Milanit, kurse ndeshja e tyre e radhës është ndaj Real Madridit. /Telegrafi/






















































