Siç e din çdo femër, vagjinat mund të mbajnë erë. Kjo mund të jetë për shkak të një udhëtimi të gjatë, apo pas një dite të nxehtë kur keni vënë xhinse të gjata e të ngushta.
Ose, mund të jetë edhe për shkak se ka “diçka” aty… çdo ditë, transmeton Telegrafi.
Por, çfarë arome duhet të mbajë një vagjinë e shëndetshme dhe çfarë mund të bëni për t’i reduktuar aromat e ndryshme?
Dr. Narendra Pisal nga London Gynecology thotë se është krejtësisht normale të ketë pak aromë. Por, pse shpeshherë ndodhë që gratë e nuhasin një aromë në regjionet e tyre, kurse meshkujt nuk nuhasin kurrfarë arome në organet e tyre gjenitale?
Era e keqe, thotë Dr. Pisal, shkaktohet nga kombinimi i materieve organike dhe përderisa organet e meshkujve gjenden në pjesën e jashtme të trupit, është më lehtë t’i mbajnë ato të pastra, ndërsa nuk është aq e lehtë t’i mbani të pastra organet e brendshme.
“Është e rëndësishme të mos jeni shumë entuziaste rreth pastrimit. Një dush në ditë mjafton dhe nuk është e nevojshme të përdorni produkte specifike të pastrimit. Mjafton vetëm uji”, thotë ai.
LEXO MË SHUMË: Ndiqni këto këshilla për të pasur një vagjinë të pastër, shëndetshme dhe me shije të mirë
Sidoqoftë, çfarë ndodhë kur vagjina fillon të mbajë erë më shumë se zakonisht?
Ka sëmundje si trimethylaminuria apo e njohur si ‘sindroma e erës së peshkut’ që i bën gratë të mbajnë erë të peshkut të ngordhur. Besohet se një për qind e popullsisë vuajnë nga kjo sëmundje, e cila nuk shkaktohet nga higjiena e dobët, por është mutacion gjenetik.
“Nëse vagjina mban erë të fortë dhe jo të mirë, atëherë kjo mund të jetë shenjë e ndonjë infeksioni. Gjithashtu edhe ndryshimi i ngjyrës së vagjinës mund të jenë shenja të ndonjë problemi serioz shëndetësorë”, tregon Dr. Pisal.
Si mund ta bëni vagjinën tuaj të mbajë erë më të mirë?
Një përdoruese e rrjetit social Reddit, sugjeron të konsumoni shumë ananas, t’i shmangni ushqimet e dëmshme dhe të eksperimentoni me heqjen e hudhrës nga shujtat. Veç kësaj, shumë gra kanë rrëfyer se edhe llojet e caktuara të kontrollit të shtatzënisë kanë ndikuar në aromën e vagjinës për shkak të ndryshimeve hormonale.
Sa i përket veshjes, është mirë të mos vishni rroba të ngushta dhe gjithmonë të blini rroba nga pambuku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit