Çështja për Goce Dellçevin me Bullgarinë, Zaev në nëntor në takim me Borissovin

Goce Dellçev do të jetë një nga temat e bisedës në takimin, të cilin kryeministri Zoran Zaev e paralajmëroi me kryeministrin bullgar Bojko Borisov, i cili duhet të mbahet në Sofje në fillim të nëntorit.
Ky do të jetë takimi i parë i zyrtarëve të lartë të të dy vendeve pas memorandumit shpjegues bullgar drejtuar vendeve-anëtare të BE, me të cilin Sofja vë në pikëpyetje identitetin kombëtar maqedonas – gjuhën maqedonase e cilëson si dialekt të gjuhës bullgare, ndërsa kombin maqedonas e kualifikon si një krijim të Titos, gjë që provokoi një sërë reagimesh në vend.
“Presim që në periudhën, jo më larg, prej 10 nëntorit të kemi një takim. Gjithsesi unë dëshiroj ta vizitoj Republikën e Bullgarisë dhe të jetë vizita e parë e ime zyrtare si kryetar i Qeverisë për shkak të asaj që me të vërtetë kemi edhe çështje për biseda, e kjo është pikërisht për këtë kapitull të ardhshëm historik dhe këtë periudhë të historisë. Më 10 – 11 nëntor pritet që të mbahet Procesi i Berlinit ku jemi nikoqir ne dhe Bullgaria bashkë, që do të mbahet në Sofje. Presim që këto ditë të kemi edhe informacion të kthyeshëm nga Bullgaria që të mundemi të ulemi të flasim për përgatitjen e Procesit të Berlinit, gjithsesi edhe për këtë çështje të hapur”, tha Zaev dje pas konferencës së përbashkët për shtyp me euroambasadorin e ri në vend, David Geer.
Zaev përmendi se është mirë që Komisioni i Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët, duke shfaqur bindjen se do të ofrojnë opsione për iniciativa të zgjidhjes së problemit.
Në pyetjen e gazetarëve se çka mendon personalisht, a është Goce Dellçevi maqedonas ose bullgar, Zaevi tha se Goce Dellçevi është revolucionar maqedonas, por gjithashtu është fakt se Bullgaria dhe bullgarët e konsiderojnë gjithashtu si revolucionar bullgar.
Sofja thekson se vendet kandidate nuk duhet të fusin konteste të hapura në BE dhe beson se mosmarrëveshjet me Shkupin janë një konflikt i pazgjidhur që “mund të ndikojë negativisht në vendimmarrjen e BE-së mbi anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës