LAJMI I FUNDIT:

Çështja e pronave në zonën e Badocit, Prokuroria nis hetime për bisedën e asambleistëve të VV-së

Çështja e pronave në zonën e Badocit, Prokuroria nis hetime për bisedën e asambleistëve të VV-së
Arkiv

Një video e cila është publikuar në media e në të cilën shihen asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) të Komunës së Prishtinës duke diskutuar mbi çështjen e Badocit, e ku u përmend edhe kryeministri Albin Kurti po hetohet nga Prokuroria Themelore.

Në një përgjigje elektronike për Telegrafin nga Zyra e informimit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës kanë thënë se prokurori i shtetit është duke e trajtuar rastin dhe është në fazën fillestare të procedurës.

“Lidhur me çështjen për të cilën keni kërkuar informata, ju njoftojmë se prokurori i shtetit është duke e trajtuar rastin dhe është në fazën fillestare të procedurës, andaj për momentin më shumë informata lidhur me këtë nuk mund të jepen”, kanë thënë nga zyra e informimit.


Biseda mes asambleistëve të LVV-së në Prishtinë, LDK kërkon hetime
Lexo po ashtu Biseda mes asambleistëve të LVV-së në Prishtinë, LDK kërkon hetime

Në këtë video siç njoftojnë mediat asamblistët e VV-së drejtojnë akuza ndaj njëri-tjetrit për shkëmbimet e pronave, e përmendet edhe kryeministri Albin Kurti. Aty dëgjohet asamblisti Berat Lahu, duke thënë se në emër të Albin Kurtit janë vjedhë 50 milionë për Badovcin.

E Berat Lahu dhe asamblisti tjetër i LVV-së, Edmond Azemi në seancën 9 dhjetorit e bën kuorumin për votim të buxhetit në kryeqytet.

Ndryshe, lidhur me këtë video ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

LDK-ja e cilësoi këtë incident si një dëshmi të qartë të “pazareve të ulëta dhe të turpshme” brenda LVV-së, duke akuzuar këtë subjekt për kriminalitet dhe shpërdorim të hapur të besimit publik.

Ndërkaq, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë demantuar pretendimet nga asamblisti Berat Lahu në video-incizimin e publikuar në media.

“I njëjti asamblist duke dashur të arsyetojë veten për thyerjen e vendimit zyrtar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si dhe të mbulojë implikimet e tij personale të bëra me ekzekutivin e Komunës me ç’rast si asamblist i LV-së mundësoi kuorumin, kalimin e buxhetit. Po ashtu në rend dite u tentua që përmes tij të kontrabandohet edhe revidimi i planit rregullues të hollësishëm ‘Zona Ekonomike’ si dhe Plani Zhvillimor Komunal (PZhK) 2024-2032 të Kryetarit Përparim Rama. Prandaj ky asamblist sulmon duke formuluar shpifje të kulluara për Kryeministrin Kurti”, thuhet ndër të tjera në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori