Çështja e presidentit, Kurti: Do të ketë takime në javën e ardhshme

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh lideri i LVV-së, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme pritet të zhvillohen takime lidhur me çështjen e presidentit.
Duke u drejtuar për në seancën e Kuvendit, Kurti theksoi se është në komunikim të vazhdueshëm edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, si dhe me kreun e PDK-së, Bedri Hamza.
“Do të ketë takime në javën e ardhshme,” u shpreh ai.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në vendimin e saj të fundit lidhur me Dekretin e presidentes Vjosa Osmani, ka konstatuar se ai nuk ka prodhuar asnjë efekt juridik.
Po ashtu, ajo ka dhënë një afat shtesë prej 34 ditësh për zgjedhjen e presidentit të ri, duke vlerësuar se nga momenti i konstituimit të Kuvendit deri më 4 mars nuk ka pasur mundësi për shfrytëzimin e plotë të afatit 60-ditor. /Telegrafi/



















































