Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, aktualisht deputet i pavarur, Haki Abazi tha sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se nuk ka torturë më të madhe se me dëgju ligjërime për marrëveshjet e së kaluarës për Demarkacionin, Asociacionin.

Abazi pati edhe një gjëegjëzë për “ata që kanë kartelën e LVV-së".


“Si quhet një gjë që është vet-menaxhim sipas pikës 7 të marrëveshje e ndërlidhur me pikën 10”, pyeti deputeti, raporton Telegrafi.

“E tmerrshme... A e dini se ku keni ra.... keni ra në pamundësi për të argumentuar në fakt se çka po ndodhë...”, u shpreh Abazi.

Ai po ashtu përmendi deklaratat e mëhershme se janë serbofil kryeministrat që pranojnë Asociacionin.

“Serbofil janë kryeministrat që pranojnë Asociacionin, çka je sot kryeministër? A je serbofil”, u shpreh Abazi. /Telegrafi/