Në poligonin e stërvitjeve kolektive taktike të FSK-së në Babaj të Bokës, u realizua Stërvitja fushore “ Ujku Alfa-1” me demonstrimin stërvitor pesëditor të shkathtësive operuese të njësiteve të Komandës së Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së Forcave Tokësore për validimin (certifikimin) e tyre në detyrat e mbrojtjes territoriale.
Në këtë ngjarje të veçantë, morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Fadil Hadërgjonaj dhe oficerë tjerë të lartë të FSK-së.
Ata u pritën nga komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë, nënkolonel Albert Kuçi i cili me stafin e tij njoftuan lidhur me aktivitetet e zhvilluara në stërvitjen përkatëse, të arriturat, sfidat dhe qëllimin final të saj.
Në vijim, para fillimit të demonstrimit stërvitor, fjalën e mori ministri i Mbrojtjes Anton Quni i cili duke përshëndetur trupat e Regjimentit të parë të Këmbësorisë për këtë arritje të veçantë ndër të tjera u shpreh se Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë shënuar një pikë kthese në historinë e tyre, duke validuar sot aftësitë dhe kapacitetet e para ushtarake në nivel skuadre për mbrojtjen territorial të vendit dhe pjesëmarrjen dinjitoze krah për krah forcave aleate në operacione paqeruajtëse.
“Validimi i këtyre skuadrave shënon përmbushjen më të rëndësishme deri më tani të detyrave tona që dalin nga Plani Gjithëpërfshirës të Tranzicionit . Me krenari këtë hap cilësor mund ta quajmë një ngjarje të veçantë në historinë e forcave tona”, theksoi më tej ministri Quni.
Nga ana e tij, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama vlerësoi lartë validimin e skuadrave të para të Regjimentit të Parë të Këmbësorisë, si një arritje të veçantë, që i dedikohet punës, disiplinës, sakrificës dhe profesionalizmit të të gjithë personelit të kësaj njësie, për të cilët, ai shprehu edhe falënderimet dhe mirënjohjen e tij personale.
“Procesi i validimit sa krenari për ne më shumë nënkupton përgjegjësi dhe sakrificë. Ne do të vazhdojmë tutje deri në realizimin e plotë të objektivave tanë strategjik dhe vizionit tonë për të ardhmen”, tha ndër tjera gjeneral Rama.
Kompania A e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë gjatë stërvitjes validuese nga data 26.10.2020 iu nënshtrua një sërë skenarësh, të përgatitur mbi praktikat më të mira të stërvitjes dhe vlerësimit të vendeve të NATO-s dhe të bazuar në doktrinat e Aleancës të forcave këmbësorike, duke testuar kapacitetet zotëruese operacionale , por edhe aftësitë e tyre profesionale në fushën e luftimit.
Demonstrimi stërvitor u përmbyll me zhvillimin e operacionit luftarak në stacionit e fundit dhe konfirmimin e suksesit të plotë nga ana e gjeneral Hadërgjonaj. Në këtë atmosferë të veçantë u ndanë edhe gradat për dy oficerë të angazhuar në stërvitje, respektivisht kapitenin e ri, Driant Hoti dhe togerin e ri, Valdrin Pollomi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Siljanovska-Davkova: Anëtarët e Këshillit Gjyqësor të japin dorëheqje, shumica prej tyre nuk i plotësojnë kushtet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/Siljanovska-e1733837303674-380x233.png)
Siljanovska-Davkova: Anëtarët e Këshillit Gjyqësor të japin dorëheqje, shumica prej tyre nuk i plotësojnë kushtet
![Vonesa në numërimin e votave, KQZ kritikohet për dështim dhe shkelje ligjore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet-2-380x233.jpg)
Vonesa në numërimin e votave, KQZ kritikohet për dështim dhe shkelje ligjore
![Vrasja e Martin Canit, prokuroria mbyll hetimet dhe çon për gjykim Mario Përlleshajn](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Mario-Perlleshi-380x233.jpg)
Vrasja e Martin Canit, prokuroria mbyll hetimet dhe çon për gjykim Mario Përlleshajn
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nathalie-1-780x439.png)
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/07/Pasaportat-e-kosoves-780x439.jpg)
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht