Të enjten u mbajt ceremonia e certifikimit të Drejtorëve dhe Koordinatorëve të Cilësisë të Qendrave të Aftësimit Profesional në kuadër të APRK-së dhe atyre të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
ALLED 2 ka për qëllim të mbështesë zgjidhjen e sistemit për sigurimin e cilësisë në shkolla të Arsimit dhe Aftësimit Profesional poashtu dhe në Qendra të Aftësimit Profesional me vizion të qartë për zhvillimin e qëndrueshëm të kulturës së sigurimit të cilësisë së bazuar në qendrat e AAP-së.
Programi i trajnimit është ofruar gjatë viteve 2021 dhe 2022 përmes seminareve të drejtpërdrejta të trajnimit dhe mentorimit të Koordinatorëve të SC dhe drejtorëve të QAP-së, duke përfshirë ofrimin e udhëzimeve me shkrim të përshtatura për çdo ofrues individual.
“Sot është një ditë e bukur, ne jemi duke festuar kualitetin. Champion League është duke ndodhur tani dhe jemi duke e pare performancën e kampionëve nga kontinente të ndryshme dhe të njëjtën gjë e kemi sot Kampionatin e Kualitetit të Sigurisë në Kosovë. Kualiteti është qelësi i zhvillimit të çdo shteti”, theksoi Drejtoresha e ALLED 2, Efka Heder.
Ndërsa Sandra Horina, Shefe e zyrës austriake për bashkëpunim, shtoi:
“Pse po flasim për kualitetin dhe performancën dhe veçanërisht në sektorin e edukimit, sepse ne dëshirojmë ta bëjmë sektorin e edukimit më të vlefshëm dhe më atraktiv. Sektori i edukimit është për shumë njerëz si zgjidhje e dytë por kjo nuk do të thotë që është zgjidhje e keqe, kështu që kur flasim për kualitet në sektorin e edukimit ne po flasim që ta bëjmë atë më atraktiv për studentët, për njerëzit”.
“I ngritëm qendrat, i zgjeruam trajnimet dhe i mbushëm me plot kandidatë por erdhi momenti me u fokusu tek cilësia, erdhi momenti me i unifiku qendrat e aftësimit dhe erdhi momenti me i thane autoriteteve dhe ekspertëve stop se jemi mësu, po dijmë me kry raportin e vetvlerësimit dhe po dijmë me i bë njejtë dhe nëtë gjitha qendrat i kemi dokumentet e unifikuara”, theksoi Drejtoresha e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës”, theksoi Jehona Namani Rexha, Drejtoresha e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës.
“Qysh nga viti 2005 kemi fillu me formimin e aftësimit të qendrave profesionale në institucionet korrektuese në burgun më të madh, me kapacitetin më të madh të burgosurve në Dubravë dhe në qendrën e të miturve, ky bashkëpunim ka vazhduar dhe bashkëpunon edhe më tutje, që do të thotë kontributi i agjensionit të punësimit është bukur i madh që ne ti trajnojmë ata persona që gjenden brenda institucioneve tona dhe pas lirimit të jenë të dobishëm për shoqëri. Falënderoj projektin Alled që ka mundësuar të përfshihemi si partnerë të agjensionit të punësimit në kuadër të këtij projekti për ngritjen e kapaciteteve të stafit të qendrave të aftësimit profesional”, shtoi Tefta Bytyqi, Udhëheqëse e Sektorit për Arsimim, Programe dhe Aftësim Profesional.
Po ashtu për rëndësinë e këtij projekti na tregoi edhe Dr. Anton Gojani, Koordinator për Sigurim të Cilësisë dhe Arsim të Lartë në Projektin ALLED 2, “Dëshiroj të ju them se procesi të cilin e kemi filluar ka zgjatur më shumë se 1.5 vjet për arsye të caktuara, e para për arsye të fazes së identifikimit të planifikimit të nevojave të përbashkëta, pastaj kemi vazhduar me hapa të tjerë së bashku në proces, me hapat e dizajnimit të programit dhe kemi dizajnuar një program i cili ka përfunduar me 268 orë, të trajnimit, mentorimit, përkrahjes dhe punës që e kanë bërë të gjithë koordinatorët dhe drejtorët dhe është një punë voluminoze dhe ekuivalente me 10ECTS, pra me kredi.”
Gjithashtu, janë hartuar dhe pilotuar rregulloret për proceset e brendshme të SC (për QAP-të) në bashkëpunim të ngushtë me ofruesit dhe institucionet e nivelit qendror.
Rezultatet: Koordinatorët e Sigurimit të Cilësisë nga 9 QAP (të gjitha QAP brenda EARK+ 2 QAP brenda shërbimeve korrektuese) përfunduan një program trajnimi gjithëpërfshirës të zhvilluar nga ALLED2 me ekuivalentin e 10 ECTS.
Ata nuk e përfunduan thjesht programin e trajnimit; përkundrazi, rëndësia dhe vlefshmëria e programit u pilotuan në mënyrë strategjike gjatë një viti me aplikimin e drejtpërdrejtë të të gjitha detyrave, duke rezultuar në një raport përfundimtar të vetëvlerësimit si dhe në planifikimin e SC brenda planeve të trajnimit profesional të përshtatura për çdo ofrues individual.
Projekti ALLED2 është i financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim si dhe implementuar nga Bashkimi Austriak per Zhvillim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë