Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marr pjesë në ceremoninë e diplomimit të 445 kadetëve të Policisë së Kosovës.
Osmani në këtë ceremoni tha se vendi vazhdimisht përballet me sfida të sigurisë dhe nuk duhet harruar edhe në këto momente se pesë policë të Republikës sonë po mbahen peng nga një shtet shovinist, nga Serbia.
“Kërcënimet dhe rreziqet janë përditshmëri e jona, ndaj është domosdoshmëri që Kosova të jetë anëtare e EUROPOL-it dhe INTERPO-it”, tha ajo, raporton Telegrafi.
E para e shtetit tha se diversiteti, ku përfshihen të gjitha komunitetet është vlerë e Policisë së Kosovës, raporton Telegrafi.
“Përderisa vazhdimisht përballemi me sfida të sigurisë, mos të harrojmë edhe në këto momente pesë policë të Republikës sonë po mbahen peng nga një shtet shovinist, nga Serbia”, tha ajo.
“I bëjmë thirrje të gjithë aleatëve tanë që ta ngrisin zërin dhe t’i rrisin përpjekjet që të ndalin mizoritë dhe veprimet e tilla shoviniste kundër qytetarëve tanë dhe kundër policisë sonë. Por, jam e bindur që betimi i sotëm dhe të gjithë këta kadetë dhe ky grup multietnik është përgjigja më e fuqishme kundër përpjekjeve të tilla. Në duar tuaja të dashur kadetë qëndron e ardhmja e qytetarëve tanë”, tha Osmani.
“Tani e tutje jeni në mbrojtje të secilit qytetar të Republikës së Kosovës, pa dallim. Në këtë punë e në mision të rëndësishëm le të jenë heronjtë e Kosovës, përfshirë heroin Afim Bunjaku ku udhërrëfyes i juaj i përhershëm se si mbrohet shteti e si i dilet zot atdheut… Kushtetuta e Republikës së Kosovës është udhërrëfyesi juaj…”, tha ndër të tjera presidentja e shtetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri