Ylli turk, Cengiz Under është lënduar në grumbullimin e tij me Kombëtaren Turke, ku pritet t'i mungojë për një ndeshje miqësore, teksa pritet të kthehet pas një jave.

Cengiz Under do të humbasë miqësoren e Turqisë kundër Republikës së Irlandës pas një ndrydhje të gjurit - por nuk pritet të mungojë për një kohë të gjatë te Roma.


Trajneri i Turqisë, Mircea Lucescu konfirmoi në një konferencë për shtyp se Cengiz 'ka një lëndim', ndërsa më vonë zbuloi të jetë një ndrydhje në gjurin e tij të majtë.

Megjithatë, raportet e Premium Sport treguan se nuk ka ndonjë rezultat negativ, që e bënë të pamundur që futbollisti të jetë i përshtatshëm për dy ndeshjet e ardhshme të Romës.

Cengiz Under 1 1 Under është bërë një lojtar kryesor te Roma (Getty Images)

Under pritet të jetë i gatshëm për Romën në ndeshjet kundër Bolognas në Serie A dhe Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Për më tepër, transmetuesi pret që ai të qëndrojë me ekipin e tij kombëtar për miqësoren e tyre kundër Malit të Zi të martën e ardhshme.

Anësori turk ka befasuar me paraqitjet e tij të mira për Romën në pjesën e dytë të këtij sezoni.

19-vjeçari gjithashtu është bërë pjesë e rregullt e formacionit të trajnerit Eusebio Di Francesco. /Telegrafi/

telegrafi sport app