LAJMI I FUNDIT:

Celularët dhe lëndë narkotike, kërkohen më shumë në Burgun e “Shuto Orizares”

Celularët dhe lëndë narkotike, kërkohen më shumë në Burgun e “Shuto Orizares”

Droga, armët e ftohta dhe celularët janë malli më i kërkuar në Burgun e Shkupit. Në raportin e këtij viti janë evidentuar një sasi e konsiderueshme e llojeve të ndryshme të narkotikëve, mjeteve të forta të mprehta dhe telefonave celularë. Megjithëse, nga drejtoria e burgut nuk saktësuan sasitë e konfiskuara, pranojnë se futja e gjërave të palejuara brenda qelive mundësohet nga korrupsioni. Jo zyrtarisht, mësojmë se futja e një celulari brenda burgut paguhet deri në 500 euro. Drejtori Esad Rahiq tha se janë marrë masa, por sipas tij, pazari ndërmjet të burgosurve dhe gardianëve nuk mund të ndalohet 100%.

“Një pjesëtar i policisë së burgut është kapur dhe është larguar nga puna. Dy të tjerë janë suspenduar. Ne përpiqemi maksimalisht ta ndërpresim këtë praktikë dhe celularët nuk janë e keqja më e madhe. I përmendët edhe ato tjerat, që për mua janë prioritet ato t’i ndalojmë. Tani për tani brenda qelive të burgut nuk ka aq probleme në këtë pjesë. Nëse themi që ka mund të ketë, por as të kundërtën nuk mund ta them me siguri se nuk ka diçka të tillë”, deklaroi Esad Rahiq, Drejtor i Burgut të Shkupit.

Megjithëse janë bërë meremetime të dukshme nëpër reparte të ndryshme, një qeli e zakonshme në burgun e “Shuto Orizares” duket sikur në filmat horrorr. Pesë shtretër, të burgosurit aty ky hanë, flenë dhe kryejnë nevojat fiziologjike. Era e rëndë e mykut dhe fekaleve ta nxë frymën. Ndihma mjekësore është e reduktuar, meqë ndërrim të natës nuk ka. Edhe gjatë ditës, të burgosurit ankohen se duhet të bien në derexhe të vdekjes për të marrë një shërbim mjekësor. Zëvendësdrejtori thotë se po punohet.


“Ne jemi munduar që maksimalisht të kryhen punimet para sezonit dimëror dhe ja kemi arritur disa pjesë t’i rinovojmë, sidomos me donacionet nga ndërmarrjet private. Do të thotë se krahu i djathtë gati është rinovuar i gjithi, përafërsisht për hapësira të 50 të burgosurve. Planifikojmë rinovimin e disa pjesëve të ngelura dhe kushtet primare të jenë adekuate për të paraburgosurit dhe të dënuarit”, tha Sadush Arifi, Zëvendësdrejtor i Burgut të Shkupit.

Në burgun e Shkupit ndërrimin e moteve, sivjet do ta presin 350 të burgosur. Në roje janë nga një gardian për çdo tre të burgosur, por edhe 11 janë punësuar si përforcim për t’i bërë ballë punës.

Ndërkohë që këta pëllumba fluturojnë lirshëm, jo të gjithë e gëzojnë lirinë./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori