Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reagur për lajmin se Europa Nostra ka vendosur që Manastirin e Deçanit ta fusë në listën e 7 monumenteve më të rrezikuara të Evropës për vitin 2021.
Sipas Çekut i vetmi shqetësim, i supozuar lidhur me Manastirin e Deçanit thuhet të jetë një “rrugë e pandërtuar për të cilën vetë Europa Nostra konstaton se është arritur marrëveshje mes të gjitha palëve, duke përfshirë klerin ortodoks”.
“Me shqetësim e morëm dje lajmin se Europa Nostra ka vendosur që Manastirin e Deçanit ta fusë në listën e 7 monumenteve më të rrezikuara të Evropës për vitin 2021. Kur kjo organizatë kishte vendosur që Manastirin e Deçanit ta nominonte në listën e monumenteve më të rrezikuara, pati reaguar Presidentja bashkë me Kryeministrin e Kosovës me një letër ku shpalosën argumente të qarta se përse ky Manastir nuk bën të futet në këtë listë, duke qenë se nuk i plotësonte as parakushtet themelore për t’u konsideruar i rrezikuar”, tha ai.
Tutje theksoi se është vlerësim i pavarur dhe profesional i organeve përkatëse të rendit dhe sigurisë që kishat ortodokse në Kosovë gëzojnë nivel të lartë sigurie dhe nuk janë të rrezikuara.
“Me shpalljen e pavarësisë, shteti i Kosovës ka miratuar të gjitha garancitë kushtetuese, ligjore, institucionale dhe politike për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve joshumicë në vendin tone. Republika e Kosovës është plotësisht e përkushtuar për mbrojtjen e të gjitha aseteve të trashëgimisë kulturore të vendit, e ne veçanti të kishave dhe manastireve ortodokse, klerit ortodoks, praktikuesve të fesë e komuniteteve joshumicë”, shkroi tutje.
Ai theksoi se monumentet e përfshira në listën e Europa Nostra janë vërtet në rrezik duke qenë se u kanoset edhe shembja për shkak të faktorëve të ndryshëm.
“Përjashtim këtu bën vetëm Manastiri i Deçanit i cili, në vetë arsyetimin e Europa Nostra, përshkruhet si një objekt funksional kulti, në gjendje të mirë, ku zhvillohen liturgjitë ditore, ku komuniteti kryen ceremonitë e tyre duke qenë i hapur edhe për pelegrinë. I vetmi shqetësim, i supozuar, lidhur me Manastirin e Deçanit thuhet të jetë një rrugë e pandërtuar për të cilën vetë Europa Nostra konstaton se është arritur marrëveshje mes të gjitha palëve, duke përfshirë klerin ortodoks”, vazhdoi ministri.
Më tej u shpreh se gjuha e përdorur në tekstin e nominimit është e pasaktë, tendencioze dhe e papranueshme. Cilësimi “ekstremistët lokalë” është ekzagjerim i qëllimshëm, sulmi i pretenduar nga organizata terroriste “ISIS” është i pabazuar në fakte, andaj kjo na bën të besojmë se nominuesi nuk ka ndjekur linjë profesionale argumentimi por ka devijuar në një përmbajtje me ngarkesa politike dhe krejt të pabazuara në burime.
“Si në tekstin e nominimit ashtu edhe në shpalljen finale, ndër tjerash, paragjykohet statusi i shtetit të Kosovës, si dhe bëhet përpjekje për ndërlidhjen e çështjes së Manastirit me dialogun politik mes Kosovës dhe Serbisë. Të dy këto pretendime janë të pasakta dhe janë në linjë me qëndrimin politik të shtetit të Serbisë. Kosova ka status të definuar, dhe ajo ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008. Ky deklarim unanim i vullnetit të popullit të Kosovës përmes përfaqësuesve të vet të zgjedhur është konfirmuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në korrik të vitit 2010. Ndërsa ndërlidhja mes çështjes së Manastirit dhe dialogut politik është e paqëndrueshme, dhe duhet të refuzohet pasi të gjitha garancitë për trashëgiminë kulturore që rrjedhin nga Plani i Ahtisaarit janë të përfshira në Kushtetutën dhe legjislacionin e Republikës së Kosovës dhe kjo çështje nuk duhet të rihapet”.
“Po ashtu thekosi se në arsyetimin e kësaj organizate shihet qartë njëanshmëria e saj kur referencat i merr kryekëput nga historiografia serbe në rastet kur përmend karakteristikat e brendshme të objektit, derisa Kosovën e përmend me një fusnotë! Kjo qasje e Europa Nostra është joprofesionale, jorealiste, e njëanshme, dhe me ndikim të qartë politik. Vendimi për ta futur Manastirin e Deçanit në listën e 7 objekteve më të rrezikuara nuk bazohet në logjikë të shëndoshë, duke qenë se vetë arsyetimi i vendimit bie ndesh me argumentet për rrezikun që kinse po i kanoset. Për këtë flasin edhe fotografitë të cilat i ka publikuar vetë Europa Nostra në faqen e saj zyrtare”.
Ministri theksoi se institucionet e vendit po e trajtojnë me përkushtim të plotë këtë çështje.
“Institucionet e Republikës së Kosovës janë duke e trajtuar me përkushtim të plotë këtë çështje. Jemi duke zhvilluar konsultime të brendshme, si dhe me miqtë tanë ndërkombëtarë për të përcaktuar hapat e ardhshëm për trajtimin e këtij problemi, të cilët do t’i ndërmarrim në ditët në vijim”.
“Republika e Kosovës është instanca më e lartë e mbrojtjes së aseteve të trashëgimisë kulturore në vend. Ne e mbrojmë trashëgiminë tonë. Trashëgimia jonë është universale. Ajo i takon krejt njerëzimit, i takon brezave të kaluar, të tashëm dhe të ardhshëm”, tha ai në Facebook, njofton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame