LAJMI I FUNDIT:

Çeku: Edhe për artefaktet e grabitura nga Serbia do të diskutohet në Bruksel

Çeku: Edhe për artefaktet e grabitura nga Serbia do të diskutohet në Bruksel

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporti, Hajrulla Çeku, ka folur për artefakte e Kosovës që janë rrëmbyer nga Serbia. Çeku ka thënë se kthimi artefakteve të marrura nga Kosova duhet të jetë pjesë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Më tej, Çeku e ka bërë të ditur se ka dorëzuar një raport për dëmet që ia ka bërë Serbia Kosovës, përfshirë artefaktet.

“Kanë qenë vetëm disa raporte të pas luftës që janë bërë nga disa ekspert të cilët i ka angazhuar UNMIK-u për nevojat Hagës. Po ata ekspert ne i kemi ftuar përsëri në Komisionin Shtetëror, por këtë herë dokumentimi është me detajuar. Edhe ne po besojmë se ky dokumentimi nuk i ndihmon vetëm dialogut por edhe një padi në të ardhmen për gjenocid në Kosovë”.


“Aty dokumentohet në mënyrë të detajuar se çfarë shkatërrimi të qëllimshëm ka bërë Serbia në raport me shqiptarët duke ia sulmuar identitetin kulturën edhe të kaluarën”, ka theksuar Çeku.

Sipas tij, në Kosovë janë shkatërruar mbi 1 mijë 309 monumente edhe shumë objekte të tjera, si qendra tregtare apo biblioteka.

“Këtyre shkatërrimeve ne jemi duke u nxjerrë faturën edhe kësaj po ia bashkëngjisim edhe 1 mijë  247 artefaktet e grabitura nga Serbia. Kjo do të jetë kërkesë e pa diskutueshme në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përveç kësaj kjo ka edhe një kosto sepse na ka shkaktuar një dëm ekonomik përveç nga mbajta e tyre”, ka shtuar ai./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori