Republika Çeke së fundmi është bërë me kryeministër të ri dhe kështu doli nga rrethi vicioz i sundimit të miliarderit kundërthënës, Andrej Babis. Petr Fiala, i cili dikur e quante veten James Bondi i Çekisë, tani ka mundësinë të tregojë një aftësi që edhe vetë aktori amerikan do t’ia kishte zili.
Fiala tashmë ka një punë të madhe para vetes – në zgjedhje, ai udhëhoqi një bllok prej pesë partish opozitare të qendrës dhe qendrës së djathtë, të cilat e rrëzuan Andrej Babishin.
Edhe pse emërimi i pasuesit të Babisit zgjati disa javë, Fiala është një burrë në një mision jetësor, transmeton Telegrafi.
Ai e mori detyrën në një mënyrë jashtëzakonisht të pazakontë, duke qenë se presidenti çek, Milos Zeman aktualisht ndodhet në izolim për shkak të një testi pozitiv për coronavirus, ndaj emëroi kryeministrin e ri nga një kuti xhami.
Skena la shumë njerëz pa fjalë, por mesazhi është i qartë – Babis duhej të largohej me çdo kusht.
“Ne i kemi dhënë Republikës Çeke një shans për një të ardhme më të mirë. Ky është ndryshim, ne jemi ndryshim, ju jeni ndryshim”, tha Fiala.
Ky i fundit është një person që ruan privatësinë e tij, ndaj publiku nuk di shumë detaje për kryeministrin e ri. Ky mund të mos jetë një handikap i madh, duke qenë se fakti më interesant për të është shumë i njohur.
Ai hyri në politikë si profesori i parë i shkencave politike në Çeki pas rënies së komunizmit dhe është një adhurues i madh i filmave të James Bond. Jo vetëm kaq, ai disi e sheh veten si heroi i filmave aksion.
“Unë jam, në fakt, James Bond. Ai mund të gjuajë mirë, dhe unë mundem. Ai gjithashtu flet shumë gjuhë dhe është i arsimuar mirë dhe shpresoj ta realizoj edhe këtë”, ka thënë Fijala.
Kreu i qeverisë çeke është një dashamirës i pasionuar i letërsisë, por edhe një futbollist amator që dikur shpresonte të bënte karrierë sportive.
Si çdo entuziast i futbollit, edhe për të ishte shumë e vështirë pandemia e coronavirusit, por ka edhe tema të rëndësishme.
“Unë me të vërtetë e dua futbollin, por nuk e kuptoj pse tifozët mund të vijnë në stadium dhe të mos i kthejnë të gjithë fëmijët në shkollë”, shkroi Fiala në Twitter në prill të këtij viti.
Ai u rrit në një familje konservatore, në të cilën dreka shtrohej pikërisht në mesditë me tingëllimën e kambanave të kishës dhe edukimi ishte i domosdoshëm.
“Në familjen tonë ishte normale të kishim arsim universitar, të bënim një jetë kulturore dhe të interesoheshim për çështjet publike dhe politike. Unë jam rritur në një frymë demokratike. Për mua demokracia dhe liria janë diçka që e kam konsideruar të drejtë që kur kam qenë fëmijë”, tha ai.
Edhe pse pjesën më të madhe të jetës e kaloi si profesor universiteti dhe ushqeu një pamje të tillë, ai u ndikua shumë edhe nga sporti. Përveç futbollit, ai është edhe adhurues i tenisit, skijimit, notit dhe qitjes – në stilin e Bond-it. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Pse protestat e studentëve në Serbi nuk kanë lider?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-117-380x233.jpg)
Pse protestat e studentëve në Serbi nuk kanë lider?
![Egjipti do të paraqesë një “plan gjithëpërfshirës për rindërtimin e Gazës”, i cili do të përfshijë qëndrimin e palestinezëve.](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-27-380x233.png)
Egjipti do të paraqesë një “plan gjithëpërfshirës për rindërtimin e Gazës”, i cili do të përfshijë qëndrimin e palestinezëve.
![Infermierët australianë largohen nga puna për shkak të videos antisemitike – pretendonin se do të vrisnin pacientë izraelitë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-116-380x233.jpg)
Infermierët australianë largohen nga puna për shkak të videos antisemitike – pretendonin se do të vrisnin pacientë izraelitë
![Inteligjenca daneze: Rusia mund të nisë një luftë të madhe në Evropë brenda pesë viteve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-112-780x439.jpg)
Inteligjenca daneze: Rusia mund të nisë një luftë të madhe në Evropë brenda pesë viteve
![Rusia liron amerikanin e burgosur në atë që SHBA e quan hap drejt fundit të luftës në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-113-780x439.jpg)
Rusia liron amerikanin e burgosur në atë që SHBA e quan hap drejt fundit të luftës në Ukrainë
![Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-28-780x439.jpg)
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti
![Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zelensky-780x439.jpg)
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë
![Zbulohet një fenomen i rrallë në hapësirë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/a64e34c4-ed20-4822-b3b5-4b94e383c244-780x439.jpg)
Zbulohet një fenomen i rrallë në hapësirë
![Armëpushimi do të përfundojë nëse Hamasi nuk i kthen pengjet deri të shtunën, thotë Netanyahu](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-114-780x439.jpg)
Armëpushimi do të përfundojë nëse Hamasi nuk i kthen pengjet deri të shtunën, thotë Netanyahu
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re