Ç’duhet të dini për katër dëlirët e madhështisë

Në mënyrë të përgjithshme, një dëlir i madhështisë lidhet me besimin ose përshtypjen që ka një person, të cilat janë në kundërshtim me realitetin dhe argumentimin racional
Një dëlir i madhështisë (iluzion) i bën këta njerëz të besojnë se kanë aftësi dhe/ose fuqi të veçanta.
Shumë lloje të çrregullimeve të shëndetit mendor, të klasifikuara si çrregullime psikotike, mund të shkaktojnë iluzione, si për shembull:
- skizofrenia
- çrregullimi bipolar
- jermi
- çrregullim i madh depresiv me tipare psikotike
2. Të qenurit person i famshëm: Personi beson vërtet se është i famshëm, ndërsa personi i vërtetë i famshëm është mashtrues.
3. Të paturit lidhje sekrete: Personi beson se ka lidhje sekrete ose marrëdhënie me dikë a diçka të rëndësishme. Për shembull, mund të besojë se është spiun dhe është përgjegjës për transmetimin e mesazheve te udhëheqësit nëpër botë.
4. Madhështia fetare: Personi beson se është udhëheqës i një feje të caktuar. Iluzionet e madhështisë janë më të zakonshme te njerëzit me çrregullimin bipolar dhe skizofreninë. Në disa raste, dëlirët mund të shfaqen nga përdorimi i substancave të ndryshme.
Dëlirët e madhështisë mund të jenë të vështira për t'u identifikuar dhe kuruar, ndaj si për gjithë pjesën dërrmuese të çrregullime mendore, nevojitet ndërhyrja e specialistëve të shëndetit mendor.
Burimi: Healthline, Anabel

















































